Albspirit

Media/News/Publishing

Garë e Fotografisë së Ushqimit Tradicional ­- 2022

Senad Guraziu 
 
…mësova se wikimedianët shqiptarë e paskan organizuar një “Garë të Fotografisë së Ushqimit Tradicional ­- 2022” dhe ende qenkan duke i pranuar fotot, gara ende qenka e hapur – pra nëse jeni mjeshtër i foto-shkrepjeve + i gatimit, ja shansi që ta fitoni ndonjë çmim (supozoj se ka dhe shpërblime, përndryshe fotografët s’kanë si t’jenë të motivuar për pjesëmarrje, apo jo), deri tani qenkan postuar 116 foto me lloj-lloj specialitetesh shqiptare, si psh. speca të mbushur, flija, tavë kosi, shkurtëza pjekur me gjizë, kunguj të zier me patëllxhana, madje dhe bakllava… aso “njamiii njaaami” të ëmbla:)

foton që e ngjita këtu, ishte postuar nga Endrit Temaj, me titullin “Sofra e Dukagjinit” (disa gatime tradicionale nga treva e Rugoves; kaçamaku, kosi, djathi si karakteristika të sofrës rugovase – sqaronte Endriti), ndërsa lart detaj nga një foto e 2016, takim i wikimedianëve shqiptarë diku në Tiranë…

Please follow and like us: