Albspirit

Media/News/Publishing

Poezitë e Shevçenkos vijnë në shqip nga Agim Xh. Dëshnica

 

 

TARAS  G. SHEVÇENKO, (1814 – 1861)

 

Poeti e piktori i madh, akademiku ukrahinas Taras Shevçenko një pjesë të jetës e kaloi si ushtar i thjeshtë në repartet e ushtarake ruse në stepa e shkretëira, i fyer dhe i munduar nga oficerët  e kapterrët rusë. Me urdhër nga lartë iu hoqën gradat e oficerit dhe u ndalua të shkruante e të pikturonte. Por në fshehtësi ai krijoi poezi nga më të dhimbëshmet përmallimi për atdheun e dashur, Ukrainën.
Shënim: Taras Shevçenko në disa krijimeme poetike,nuk rimon, por ritmi është i pranishëm në çdo poezi.

 

Përkthime nga Agim Xh. Dëshnica

 

MENDIMET E MIA

 

Mendime, mendimet e mia,

Mjerë, me ju!

Ç’u shtruat nëpër letër

Me radhë të zymtë ashtu?

Pse era s’u shpërndau,

Si pluhur në hapësirë?

Pse, mjerimi s’u shtroi të flinit

Si fëmijë të mirë?

Mos u lindëm  nga mjerimi?

E lotët i derdhëm çurk… Si s’u mbytëm?

Si s’vërshuam si det e nuk gërryem fushat?

Njerëzit s ‘pyetën se ç’më dhimbte në gji,

E përse mallkoj fatin tim të mbrapsht,

Përse mundohem… “S’prish punë, ec”!

As me të qeshur nuk më thanë.

 

Lulet e mia, fëmijtë e mi,

Pseju kam ledhatuar

e pse ju kam mbrojtur?

A qan një zemërnë botë,

Ashtu siç kam qarë unë me ju?

A mund të gjendet një vashë

Zemra e saj e sytë e zi,

Të qajnë me ju mendime?

A lypet më tepër?

Vetëm një lot të binte….

Mendime, mendimet e mia.

Mjerë, me ju!

 

LART NË MAL KUJTOJ  UKRAINËN

 

Kurvjen e diela, ia mbaj pas shkëmbinjsh

Në fusha, si kusar në fshehtësirë,

Përmes shkuresh zallit të Uralit*

E dal te stepë e gjerë dhe shfreh i lirë…

 

Zemra e tronditur, përpëlitet

Si peshku mbi ujë e sëmurë.

Qesh në heshtje e fluturon

Si pëllumb ashtu si dikur.

 

 

Në liri në hapësirën e huaj

Përtërihem, gjaku më gufon,

Ngjitem e ngjitem

Malit lart vrapoj,

Të shoh, tej në mjegull Ukrainën,

Tmerr kur e kujtoj!

 

Stepat këtu- të kuqe e gjembore,

Të kaltra e qiellore atje.

Livadhe të endur me blerim,

Lugina në muzg në perëndim.

Këtu- gëmusha, driza, rërë e shkretë,

Një kodër-varr,

Për të shkuarën flet.

 

Ndoshta prej fillimit të jetës

Frymë njeriu s’ka pasur askund

E kjo shkreti fshihej nga bota.

Gjithsesi mbërritëm këtu

E ngritëm fortesa – qyteza kudo,

Pra edhe varre do të ketë

E punët do të ecin më shpejt!

 

O vendi i dashur, fati im,

Kur do të kthehem në Ukrainë?

O Zot, medet, do të kalbem,

Larg te kjo greminë!

 

Fortesa Orska 1847.

 

*Pranë lumi Ural në stepat përtej Kaspikut, ndodhej Fortesa Orska, ku poeti e piktori  i madh ukrainas Taras Shevçenko ishte internuar për një kohë të gjatë, si ushtar i thjeshtë, me urdhërin e Carit, i ndaluar rreptësisht të shkruante apo të pikturonte.

 

PA LIRI

 

Mos nëm, mos i jep askujt

Atë që fati i jep plakut.

I dëbuar larg e në vetmi

Vitet ikin kot e pa liri.

 

 

Tejnë stepa do të vete

Të harroj çdo trishtim më vete.

Por oh! ç’prapësi e sa mëzitje!

Kapterrët, të ndalin  në çdo shetitje.

 

MIRË MBETSH,

O KOS ARAL!

 

U hapën velat…

Tartana me sandallin

Si rrëshqitën nëpër ujëra,

Mes kallamesh në Sir Dar,

Lundrojnë tashmë në kaltërsi.

 

Mirë mbetsh, o Kos Aral i mjerë,

Dy vjet trishtimin tim të thellë,

Sadopak, munde ta lehtësoje!

Faleminderit, krenohu, pra,

Se njerëzit, pasi të gjetën,

Se ç’duhej bërë për ty, e dinin!

 

Mirë mbetsh, o mik!

Jo, atë vend

As e lëvdoj, as e mallkoj!

E ndoshta brenga,

Do t’më trazojë sërish.

Ajo që njoha te ajo tokë!

Veç tashti prej saj jam larg.

 

Please follow and like us: