Albspirit

Media/News/Publishing

Biden: Sanksionet ndaj Rusisë po japin impakt shkatërrues

Presidenti amerikane Joe Biden reagoi pas bisedës telefonike që zhvilloi këtë të martë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. “Pata një bisedë telefonike me presidentin Zelensky, ku diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, përfshirë asistencën për sigurinë dhe ndihmën humanitare, teksa mbrohet kundër agresionit rus. Rusia do të mbahet përgjegjëse dhe sanksionet tona po japin impakt shkatërrues”, shkruajti Biden në një postim në Twitter. Presidenti amerikan pritet që t’i drejtohet më vonë me një fjalim kombit të tij nga Kapitol në Washington.  Më herët po në një postim në Twitter, Zelensky tha se me Biden diskutuan për sanksionet kundër Rusisë dhe mbështetjen e mbrojtjes për Ukrainën. “Ne duhet ta ndalojmë agresorin sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruajti në postimin e tij presidenti ukrainas. Ndërsa në një intervistë për Reuters dhe CNN, Zelensky tha se donte që liderët amerikanë të adresojnë situatën në Ukrainë para amerikanëve. Sipas asaj që raporton CNN, Zelensky dëshiron që të dëgjojë Biden që shpjegon se rezistenca e Ukrainës nuk është vetëm për një shtet, por për demokracinë dhe lirinë dhe se amerikanët duhet të shqetësohen për këtë./tvklan.al

Please follow and like us: