E ardhmja ime nis sapo zgjohem në mëngjes
‘E ardhmja ime nis sapo zgjohem në mëngjes’, poezia e ndjerë nga Çajup Kajtazi që duhet lexuar nga të gjithë!
‘E ardhmja ime nis sapo zgjohem në mëngjes’ është një ndër poezitë më të bukura të autorit shqiptar, Çajup Kajtazi. Autori trajton tematikën e dashurisë për jetën, e asaj që nuk e dimë se çka do të na ndodhë. Gjërat mund të na shkojnë shumë mirë, por nuk përjashtohet mundësia të na ndodhë diçka jashtë planit dhe autori në rreshtat e poezisë së tij thotë “Dhe mos qaj kur perëndon dielli” sepse e të përmbysë gjithçka. Autori ka vetëm një mesazh për të na dhënë ‘”argëtohu pafund… sepse bota vazhdon, ecën”.
E ardhmja ime nis sapo zgjohem në mëngjes
Prandaj, shijo ditën
Dhe mos qaj kur perëndon dielli
Lotët do të pengojnë të shohësh yjet
Prandaj, shijo ditën
Nuk më pëlqejnë lotët, por më e keqja është të mos mund të qash.
Prandaj, shijo ditën
Ndje më shumë, mendo më pak
Argëtohu pafund…
Sepse bota vazhdon, ecën.
06. 12. 2021.