Johnson krahason granatimet e Kharkiv me sulmet serbe në Sarajevë
Granatimet e qytetit ukrainas të Kharkiv, të kryera nga forcat ruse, janë një mizori që të kujton sulmet serbe në Sarajevë në vitet 1990, deklaroi sot kryeministri britanik Boris Johnson, duke shtuar se sulme të tilla bashkojnë botën kundër Rusisë.
I pyetur për granatimin e Kharkiv, kryeministri britanik tha se ishte “absolutisht e sëmurë”.
“Më kujton, nëse ju kujtohet, granatimet serbe të tregut të Sarajevës, granatimet e njerëzve të pafajshëm në Bosnje. Kam krijuar përshtypjen se kjo ishte një mizori e qëllimshme kundër qendrës civile,” tha Johnson në një konferencë shtypi në Estoni.
“Unë mendoj se njerëzit janë të mërzitur për atë që po ndodh dhe ata shohin nevojën për t’u ngritur kundër agresionit rus dhe për të mbështetur ukrainasit,” tha Johnson.