Albspirit

Media/News/Publishing

Kosova ndan çmimet vjetore për letërsi

Ministria e Kulturës ka ndarë çmimet vjetore për letërsi.

Juria profesionale që ishte pjesë e ndarjes së këtyre çmimeve përbëhej nga emra të njohur të letërsisë në vendin tonë: Agim Vinca, Majlinda Bregasi, Isak Shema, Ag Apolloni, dhe Ervina Halili.

Nga këto çmime që u ndan ishte edhe ai për vepër jetësore “Azem Shkreli” që iu dha Adem Gashit.

Çmimi për prozë “Anton Pashku” iu dha Mehmet Krajës, me veprën “Liria Ime”.

 Xhevdet Bajraj me përmbledhjen “Burri që lozte me engjëjt” u shpërblye me Çmimin për Veprën më të Mirë në Poezi ‘Ali Podrimja’.

Blerina Rogova Gaxha me studimin “Vdekja në letërsinë moderne shqipe” u shpërblye me Çmimin për Veprën më të Mirë në Kritikë Letrare dhe Eseistikë “Ibrahim Rugova”

Shaip Grabovci me dramën për fëmijë “Zëra nga vitrina” u shpërblye me Çmimin për Veprën më të Mirë për Fëmijë dhe Të Rinj ‘Vehbi Kikaj’

Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” iu dha Col Mehmetajt për përkthimin e veprës “Meditime” të Mark Aurelit.

Kujtojmë së shpallja e konkursit për çmimet letrare të vitit 2021 u hap me 6 dhjetor 2021 dhe u mbajt i hapur deri më 6 dhjetor 2022 në webfaqen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Please follow and like us: