Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi i ligjvënëses së SHBA me origjinë nga Ukraina

Një ligjvënëse amerikane e lindur në Ukrainë i bëri një lutje emocionale Presidentit Joe Biden që të ndërhynte për të shpëtuar vendin e saj nga agresioni rus.

Republikania Victoria Spartz, e cila përfaqëson një zonë të shtetit të Indianës, foli të martën së bashku me ligjvënësit e tjerë të partisë republikane përpara fjalimit të parë të presidentit Biden mbi gjendjen në vend.

“Kjo nuk është një luftë, ky është një gjenocid ndaj popullit ukrainas nga një njeri i çmendur”, tha ligjvënësja Spartz, pa përmendur emrin e presidentit rus Vladimir Putin.

Ligjvënësja e veshur me ngjyrat e flamurit të Ukrainës tha se ajo ka anëtarë të familjes në rajon, duke përfshirë edhe gjyshen e saj 95-vjeçare. Ajo tha se ukrainasit “duan të jenë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata duan të jenë njerëz të lirë.”

Presidenti Biden “duhet të veprojë me vendosmëri, shpejt, ose gjaku i shumë miliona ukrainasve do të jetë edhe në duart e tij”, tha ajo.

Konflikti në Ukrainë, pandemia dhe ekonomia pritet të dominojnë fjalimin e parë të Presidentit Joe Biden mbi gjendjen në vend që ai do ta mbajë të martën në mbrëmje në një seancë të përbashkët të të dyja dhomave të Kongresit.

Please follow and like us: