Albspirit

Media/News/Publishing

Ministri i Jashtëm i Jelcinit-diplomatëve të vendit të tij: Jepni dorëheqjen!

Andrei Kozyrev, ish-ministër i Jashtëm, i cili shërbeu gjatë presidencës ruse të Boris Yeltsin në vitet 1990, u bëri thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës.

“Të dashur diplomatë rusë, ju jeni profesionistë dhe jo propagandues të rëndomtë. Kur punoja në Ministrinë e Jashtme, isha krenar për kolegët e mi. Tani është thjesht e pamundur të mbështesësh luftën e përgjakshme vëllavrasëse në Ukrainë”.

Reagimi i tij vjen pasi dhjetëra diplomatë nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara u larguan nga një fjalim i ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, gjatë seancës vjetore të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut./tvklan.al

Please follow and like us: