Albspirit

Media/News/Publishing

Ndryshe nga skuthat që u thurin ditirambe diktatorëve, shkencëtarët rusë kërkojnë ndalimin e luftës

Në Rusi ka filluar mbledhja e nënshkrimeve nga ana e intelektualëve, drejtuar Moskës kundër luftës në Ukrainë.

Nismëtarët dhe nënshkruesit e parë të “Deklaratës së Përkrahësve të Paqes kundër Partisë së Luftës në udhëheqjen ruse” janë shkencëtarët, aktivistë të të drejtave të njeriut, muzikantë dhe aktorë, të cilët deklaruan se “askush nuk pyet për opinione”.

“Nuk ka debat publik. Në televizionin shtetëror është paraqitur vetëm një këndvështrim dhe ai është këndvështrimi i përkrahësve të luftës. Nga atje dëgjohen kërcënime të drejtpërdrejta ushtarake, shpërthen agresioni dhe urrejtja ndaj Ukrainës, Amerikës dhe Perëndimit”, thuhet në deklaratë.

Nënshkruesit deklaruan se qëndrimi i tyre është shumë i qartë.

“Rusia nuk ka nevojë për një luftë me Ukrainën dhe Perëndimin. Askush nuk na kërcënon, askush nuk na sulmon. Një politikë e bazuar në idenë e një lufte të tillë është imorale, e papërgjegjshme dhe kriminale dhe nuk mund të ndiqet në emër të popullit të Rusisë”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se “veprimet e çmendura” të lidershipit politik të Rusisë çojnë në mënyrë të pashmangshme në një lëvizje kundër luftës në vend.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar dhe, nëse është e nevojshme, për të ndaluar luftën,” thanë nënshkruesit.

Deri më sot, deklarata është nënshkruar nga më shumë se një mijë intelektualë, duke përfshirë aktivistët e të drejtave të njeriut Lev Ponomarev, Zoya Svetova, Svetlana Ganushkina, muzikanti Andrei Makaravich, politikanët Grigory Javlinski, Lev Schlossberg, publicisti dhe analisti Andrei Piontkovsky dhe shkrimtari Viktorovich.

Teksti i deklaratës është publikuar në radion prestigjioze Echo of Moscow, së bashku me një lidhje ku mund të bashkohen me inisiativën.

Please follow and like us: