Albspirit

Media/News/Publishing

Osmani: Serbia është rreshtuar krah Rusisë, anëtarësimi i Kosovës në NATO më i domosdoshëm se kurrë

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia është rreshtuar krah Rusisë, në pushtimin e Ukrainës.

Në llogarinë e saj në Twitter, Osmani konsideron se Serbia nuk është neutrale.

“Serbia nuk është neutrale. Serbia po qëndron me Rusinë”, shkroi Osmani.

Presidentja e vendit shtoi se shtetet demokratike përfshirë Kosovën, po qëndrojnë me Ukrainën.

Osmani ka bërë thirrje që Kosova të pranohet në NATO, duke shtuar se është e domosdoshme.

“Pra, anëtarësimi i Kosovës në institucionet euro-atlantike është më i domosdoshëm se kurrë”, shkroi Osmani në Twitter./Telegrafi/

Please follow and like us: