Poezia e Alfred Musset vjen në shqip nga Klodeta Dibra!

Mars
Në pyjet, nga mbrëmja gjer në ag,
mrekulli të mirëfilli çelin:
me çap të lehtë mbi lëndina
shkel Marsi, ky muaj i magjishëm.
Fle ende bylbyli,
me zërin plot melodi e përdredhime,
por buzë detit dhe n’kopshtije
bulkthët tash fërfëllijnë e kuvendojnë.
Dhe, shiko, gardhi është zgjuar
e mbuluar me lule, plot erëmim;
pema e pjeshkës sëmuret prej haresë
tek çel petalet e saj rozë.
Ka shi, ka erë, ka Diell:
është Mars, çdo gjë mvesh një magji:
është Mars që vajton dhe nuk kërkon…
që buzëqesh ndërsa derdh lot.
Please follow and like us: