Albspirit

Media/News/Publishing

Shpërthim vjekjeprurës në kullën televizive të Kievit

Rusia paralajmëron banorët ukrainas: Do godasim Kievin me precizion të lartë, largohuni nga banesat.

◾Pak kohë më pas, Rusia ndërmori një sulm me raketë që duket se kishte si shënjestër kullën televizive të Kievit. Të paktën 5 persona mbetën të vrarë.

◾Të paktën 70 ushtarë ukrainas u vranë nga një sulm i artilerisë ruse.

◾ Kharkivi, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, është sulmuar me raketa nga Rusia në Sheshin e Lirisë. 10 persona janë vrarë nga sulmi në qendër të qytetit dhe 35 të tjerë janë plagosur.

◾ Gjatë pasdites trupat ruse u futën në qytetin e Kherson.

◾Ushtria ruse vazhdon avancimin drejt Kievit. Pamjet satelitore tregojnë një autokolonë të blinduar që është rreth 65 kilometra e gjatë.

◾Dhjetra civilë raportohet të jenë vrarë më herët gjatë sulmeve me raketa në qytetin Kharkiv.

◾Ukraina: 5710 ushtarë rusë janë vrarë

◾Lukashenko: Bjellorusia nuk do t’i bashkohet pushtimit.

 Atletët rusë dhe bjellorusë pezullohen nga të gjitha garat ndërkombëtare të patinazhit në akull.

Banorët në Kiev raportojnë për një seri shpërthimesh

Një seri shpërthimesh u dëgjuan rreth orës 22:40 (me orën lokale) në qytetin e Kievit mbrëmjen e kësaj të marte. Shpërthimet raportohen si nga grupi i punës së CNN, ashtu sikurse edhe nga banorët e kryeqytetit ukrainas.

Më herët gjatë pasdites së sotme një sulm ajror goditi kullën televizive të Kievit duke i marrë jetën të paktën 5 personave. Sulmi erdhi disa kohë pasi Rusia paralajmëroi ukrainasit të largoheshin nga banesat pasi do ta godiste Kievin me precizion të lartë.

Tjetër sulm në Kharkiv, goditet një kompleks apartamentesh pranë spitalit

CNN raporton se një tjetër sulm ajror në Kharkiv të Ukrainës ka goditur një kompleks apartamentesh  pranë një spitali.

Shpërthimi vjen disa orë pasi një tjetër sulm ajror shkarkoi dëme të mëdha në ndërtesën e administratës rajonale të Kharkiv. Në një video, që CNN thotë se ka mundur ta verifikojë si autentike, kompleksi shihet në flakë.

“Ndërtesa nuk është më”, thotë dikur.

Ish-ministri i Jashtëm rus-diplomatëve të vendit të tij: Jepni dorëheqjen!

Andrei Kozyrev, ish-ministër i Jashtëm, i cili shërbeu gjatë presidencës ruse të Boris Yeltsin në vitet 1990, u bëri thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës.

“Të dashur diplomatë rusë, ju jeni profesionistë dhe jo propagandues të rëndomtë. Kur punoja në Ministrinë e Jashtme, isha krenar për kolegët e mi. Tani është thjesht e pamundur të mbështesësh luftën e përgjakshme vëllavrasëse në Ukrainë.”

Reagimi i tij vjen pasi dhjetëra diplomatë nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara u larguan nga një fjalim i ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, gjatë seancës vjetore të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Biden: Sanksionet ndaj Rusisë po japin impakt shkatërrues

Presidenti amerikane Joe Biden reagoi pas bisedës telefonike që zhvilloi këtë të martë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Pata një bisedë telefonike me presidentin Zelensky, ku diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, përfshirë asistencën për sigurinë dhe ndihmën humanitare, teksa mbrohet kundër agresionit rus. Rusia do të mbahet përgjegjëse dhe sanksionet tona po japin impakt shkatërrues”, shkruajti Biden në një postim në Twitter.

Presidenti amerikan pritet që t’i drejtohet më vonë me një fjalim kombit të tij nga Kapitol në Washington.

Më herët po në një postim në Twitter, Zelensky tha se me Biden diskutuan për sanksionet kundër Rusisë dhe mbështetjen e mbrojtjes për Ukrainën. “Ne duhet ta ndalojmë agresorin sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruajti në postimin e tij presidenti ukrainas.

Ndërsa në një intervistë për Reuters dhe CNN, Zelensky tha se donte që liderët amerikanë të adresojnë situatën në Ukrainë para amerikanëve. Sipas asaj që raporton CNN, Zelensky dëshiron që të dëgjojë Biden që shpjegon se rezistenca e Ukrainës nuk është vetëm për një shtet, por për demokracinë dhe lirinë dhe se amerikanët duhet të shqetësohen për këtë.

Policia ruse arreston protestuesit

Oficerët e Policisë ruse po arrestojnë protestuesit që janë kundër sulmit ndaj Ukrainës.

Njerëzit janë marrë nga rrugët e Moskës, Shën Petersburg dhe qytete të tjera ruse në arrestime masive të Policisë.

Britania njofton sanksione kundër Bjellorusisë

Britania e Madhe do të vendosë sanksione ndaj Bjellorusisë për rolin e saj në pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Lajmi u bë i ditur nga qeveria britanike.

Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha se sanksionet do të vendosen kundër individëve dhe organizatave për rolin që vendi i tyre po luan në pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

“Regjimi i Lukashenkos po ndihmon në mënyrë aktive dhe po nxit pushimin e jashtëligjshëm të Ukrainës dhe do të ndjejë pasoja ekonomike për mbështetjen e Putinit”, tha Truss.

 

Ashpërsohet sulmi rus në Ukrainë

Ky është moment kur një avion rus bombardon një kullë të transmetimit televiziv këtë të hënë në Kiev. Ministria e Brendshme ukrainase konfirmoi të paktën 5 viktima nga ky bombardim teksa dëshmitarët e kanë cilësuar ngjarjen si të tmerrshme. Ndërsa ky filmim fakton sulmin brutal me raketa nga rusët ndaj zyrave të guvernatorit të Kharkivit, qytetit të dytë më të populluar të Ukrainës, pranë kufirit me Rusinë.

Sulmi ndodhi në orët e mëngjesit pa asnjë paralajmërim, teksa siç duket në pamje dhjetëra qytetarë të pafajshëm qarkullonin përreth zonës, si çdo ditë. Nga sulmi u vranë 18 persona. Megjithatë shkatërrimet janë të shumta. Guvernatori Oleksandër Skakun tha se sulmi ndodhi pasi rusët po përpiqeshin ta ekzekutonin. Fundjavën që kaloi ushtria ruse hyri në Harkiv, por ukrainasit arritën ta rimarrin menjëherë qytetin.

Nisur nga kjo situatë Presidenti Zelensky u ka kërkuar anëtarëve të NATO-s të vendosin një zonë ndalim-fluturimi për të penguar forcën ajrore ruse derisa të përfundojnë bisedimet. Më herët, ai akuzoi rusët se po kryejnë krime lufte në këtë qytet. Kjo pasi në rrjetet sociale qarkullojnë pamje të bombardimit të një lagjeje me armë të shkatërrimit në masë jo bërthamore.

Kjo video tregon hedhjen e një bombe termobarike në një ndërtesë civile, u vranë 11 civilë dhe 44 u plagosën. Në total, përllogariten mbi 350 të vrarë mes civilëve. Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të mos dalin nga shtëpitë. Në terren rusët nuk e kanë aspak të lehtë. Kjo video fakton shkatërrimin e një grupi ushtarësh rusë nga trupat ukrainase, në luftimet pranë kryeqytetit. Një pjesë e tyre u kapën robër.

Ndërsa në Melitopol qytetarët ukrainas dolën përpara makinave të Ushtrisë Ruse të paarmatosur për t’iu bëre thirrje që të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Një zyrtar i lartë i sigurisë ka deklaruar se forcat ushtarake ruse nuk kanë bërë përparime drejt Kievit nga dita e djeshme ku duket se agresorët po përballen me mungesë të karburantit dhe rezervave ushqimore.

Një arsye tjetër e ndalimit të tyre mund të jetë edhe koha që iu nevojitet për t’u rikuperuar dhe për t’u përshtatur me një strategji tjetër sulmi.

Këto pamje satelitore tregojnë një autokolonë me makineri luftarake dhe ushtarë rusë në një gjatësi 65 kilometra që po përparojnë drejt Kievit, një shenjë që tregon se sulmi për marrjen e kryeqytetit ukrainas do të intensifikohet. Autoritetet ukrainase thonë se deri më tani kanë vrarë 5700 ushtarë rusë, një shifër që Moska nuk e konfirmon.

Fotolajm: Rusja i vë flakën pasaportës

Një grua ruse i vuri flakën pasaportës së saj  ruse gjatë një marshimi të mbajtur për Ukrainën në Edinburgh të Skocisë.

Anna Jakubova e bëri xhestin e saj në shenjë proteste ndaj Rusisë, për pushtimin e Ukrainës.

Please follow and like us: