Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Lavrov dhe diplomatët rusë hyjnë si luanë në OKB dhe dalin si lepuj

Diplomatët botërorë i dërguan një mesazh të fortë Rusisë gjatë konferencës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Sipas një videoje të publikuar nga delegacioni francez, kur ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u përgjigj me një lidhje video, shumë përfaqësues të vendeve evropiane dhe të tjera u ngritën dhe u larguan nga salla.

“Largimi i delegatëve dhe aleatëve evropianë gjatë deklaratës së ministrit Lavrov është mënyra jonë për të mbështetur Ukrainën”, shkruan francezët në Twitter.

Duke folur me delegatët e mbetur, Lavrov tha se ai nuk erdhi personalisht, por u përfshi me video për shkak të masave “të padëgjuara” që Evropa vendosi ndaj Rusisë pas kryerjes së një sulmi të paprovokuar në Ukrainë, raporton CNN.

Shikoni momentin kur delegatët u larguan nga salla:

https://twitter.com/FR_Desarmement?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1498603711177891841%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftesheshi.com%2Fpamje-cndodhi-ne-konferencen-e-okb-se-kur-lavrov-u-shfaq-ne-ekran%2F

Please follow and like us: