Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: MJER’ KUSH “HARRON”!

 

 

Mjer ata popuj fatzezë që harrojnë të kaluemen e vet nën komunizëm!

Nuk asht aspak e largët që ndër ata shtete historia prap do të përsëritet!

Komunizmi asht provue se asht: “Nana e të gjitha të zezave!”.

Populli Shqiptar ishte një laborator hermetik mu në qender të Europës ku eksperimentohej çdo “mendsi” e çmendi e kësaj teorije të shëmtueme antinjerzore, ku qenja mbi të cilën bahej prova ishte “një shifër”. Por kurr, i quejtun kjoftë as formalisht “njeri”! Mbas vendimëve të Jaltës, ku Ruzvelti ndau zonat e influencës në botë me “të dashurin shoku” Stalin dhe “vezhgues” Çurçillin, sistemi i qeverisjes së komunizmit u shpërnda në Evropë në tre tipare të përafërta, por kurr të barabarta.

Lindja Europjane komuniste stalinjane deri në vitin 1953, ka provue terrorin dhe diktaturën stalinjane. Veprat e tij barbare i treguene mbarë Europës dhe botës së mbas Luftës së Dytë Botnore me fakte, dokumenta dhe prova që, janë ma të pakundërshtueshmet se, “komunizmi asht një sistem diktatorial, vrastar, kriminal, barbar dhe i pashoq në botë”!

Terrorizmi dhe krimi i organizuem nga shteti diktatorial mbi popullin e pambrojtun shqiptar dhe të mërthyem mbrenda “perdes së hekurt”, arrijti me kthye të gjithë njerëzit në një kope të lidhun kambësh e duersh, me një leckë të kuqe të zhublosun në gojë, që vetëm shihte një dorë naltë, të gjakosun me drapen e çekan të shtërngueme fort mbi koken e tij e, që ishte dora e diktatorit që mbjellë frikë, terror, pasiguri, dhe kërcnim tue ua shpërba edhe pamjen si njerëz, pikrisht njënit prej popujve ma të vjetër të Globit toksor: Popullit Shqiptar.

Kjo farë e keqe komuniste zhvillohej në vëndet ma të pazhvillueme, sëpse aty gjenë terrenin e vet me mashtrue me parullen ma të njohun por, edhe ma të pelqyeme nga turmat, “barazi për të gjithë pa dallim feje, krahine dhe ideje!”, ndërsa, fshatarët analfabet i siguron me hy në vathën e tij me “reformen agrare”, që asht praku i kapercyllit për në kooperativën apo “kolkozin” e fshatarit masakruem rus. Kështu, pergatitë terrenin me zhdukë me vrasje, burgime, tortura, pushkatime, interrnime dhe gjyqe fallse të “popullit” krejt kastën shtetnore të ashtuquejtun “borgjeze”, tue shfarosë krejt aparatin e vjetër shumë të kulturuem dhe përparimtar të përgatitun në Europen Perëndimore dhe, tue e zëvendsue ate me kastën e “re” të paditun dhe të pa kurrfarë tradite për me krijue, organizue dhe me vue themelin e një shteti të zhvilluem Europjan. Baza kulturore e tij ishin çerdhet sllave ku komunizmi ishte instalue me kohë nga Rusia.

Fillimi i gjyqeve të mëshefta dhe barbarizmat ndër hetuesi, janë mjeti me të cilat shteti arrinë që mija e mija njerëz me të njajtat vlera, përfundojnë viktima të Sigurimit të shtetit. Kështu, në mënyrë të vetdijshme pranojnë humbjen e Lirisë, si një “dhuratë” për këdo që do me jetue, tue pranue si të ligjëshme edhe dhunimin e shkeljen e të drejtave dhe Lirive të njeriut, “të mbrojtuna” vetëm në letra nga shumë institucione ndërkombëtare.

E gjithë kjo “betejë” që ka vetëm një qellim: “Marrjen e Pushtetit me dhunë” dhe qeverisjen e gjithë popullit nga një dorë barbare marksiste – leniniste e terroriste, që u realizue në Shqipni me kriminelin anadollak Ever Hoxha, ka pasë një mbështetje të fuqishme.  

Ajo mbështetje shumë e organizueme ishte në Sigurimin e Shtetit dhe metastazat e tij në çdo skutë të vendit me kujdes nga Jugosllavia titiste.

Në vitin 1941, jugosllavët antishqiptarë i vune gishtin diktatorit tonë ma vrastar të Popullit të vet n’ Europë, dhe ky ishte tirani Ever Hoxha, edhe sot i ngordhun, ideolog e drejtues i shtetit nga nentoka e Tiranës së kuqe.

Everi ishte “dija e pafund” e krimit! Edhe njerzit që kanë pasë rast me i dhanë dorën atij tiran barbar janë ba të “dijshëm, të mendshëm, të mprehtë dhe të djallzuem e vrastarë mbasi janë takue me té”. Kur fliste ai duhej ndigjue, por duhej nxjerrë edhe mësimi ashtu si e “pelqente” ai, dhe të nesermen ti duhet të veprojshe si “thonte partia”, mbasi kuptimi i shtrembët nga ana e yte mund të kushtonte shtrenjtë. Duhej lexue një fjalim i tij në kolektiv, në shkolla, fabrika e kooperativa, minjera e zyra shtetnore, po duhej ripërsëritë në shtëpi, shpesh, edhe duhej konspektue tue nxjerrë edhe detyrat tua për të ardhmen tande, mbasi vetëm ata shkarravina antinjerzore ishin “udhërrëfyese” për secilin Shqiptar. Fotografia e tij ishte në krye të vendit! Kudo, nder zyre, rrugë kryesore, shkolla e edhe në mjaft shtëpija, jo vetëm komunistësh por edhe njerzish të thjeshtë, që tue pa surratin e tij, i dukej krimi vrastar ma “njerzorë”!

Në Shqipni statujat e tij mbizotnonin qytetet e mbarë vendit! Ai ishte “drita” që shpërndanë, “mprehtësija e tij, dija, kultura, elokuenca, madhështia, forca e depërtimit të mendimit dhe e fjalës së tij” që ishin absolute, të pagabueshme, të sakta dhe të pandryshueshme, pra duhet nënkuptue të padiskutueshme nga askush, “as nga djali i tij”. Ai knaqej me gjakun e freskët dhe të perditshëm të intelektualve tanë ose, ma mirë me thanë: “Me gjak të komunizmit real totalitar stalinjano – enverjan”! Dishroni ti hiqni masken komunizmit në Shqipni?! Mos hezitoni!

Populli Shqiptar sundohej nga Ever Hoxha nëpërmjet të dhunës që ushtrohej nga institucioni ma i paligjshëm i tij Sigurimi i shtetit komunist, vetëm mbi një parim friksimi, kërcënimi dhe shtypje të pashoqe, sëpse secili Shqiptar ishte i lidhun “për kafshatën e bukës”, siç ka thanë At Pjetër Mëshkalla, kur u arrestue në “Revolucionin Ideologjik dhe Kultural” të vitit 1967 në qytetin Martir të Shkodres, një qytet i vertetë “Muze” i Europës shpartallueme nga komunizmi.

Popujt e qytetnuem duhet ti heqin pa hezitue tiranisë komunizmit masken! Në librin tim “Një Monument nën dhé”, unë kam shkrue: “Sigurimi i shtetit  vëpronte kështu se, nën pelerinën e kuqe të komunizmit përmish kishte të ngjeshuna ndjesitë fondamentaliste që instruktoheshin nga shovenistët sllavo – aziatikë. Torturat mizore të tyne nuk ishin tjetër veç shpërthimi i shfrenuem i epshit shtazarak të kafshve të egra, që ndryhej ndër shekuj në këto qenje, që për fat të zi edhe këto thirreshin “shqiptarë”, edhe pse nuk kanë njëpikë gjak shqiptari! Për kaun e Sigurimit të shtetit ishte kënaqësia ma e madhe vërsulja mbi veladonin e zhgunin, tue e shkrrye përtokë dhe mandej, qetësohej e zgërdhihej kur duert e ndyta i lante në gjakun e pastër të prehës së tij.” Aty do të gjeni të shkrueme se komunizmi asht një mbretni errësine, ku çdo dritë apo shkëndi e saj shuhet me dhunë! Kjoftë edhe nen dhe: Shkëlqen deri në marramandje vetëm një pallat, ai asht “pallati i diktatorit”. Komunizmi asht vetëm një propagandë fund e maje vetëm rrena apo gënjeshtra mashtruese. Veni emnin ju si ta doni! Komunizmi asht sistemi i sundimit ma përbindsh i Shek. XX, po edhe shumë i pelqyeshem per trashigimtarët e tyne në Shek. XXI.

Ata që kerkojnë “rilindjen” e tij janë vazhduesit e veprave kriminale të tij, ata janë të pangopunit me Gjak të Shqiptarve të pafaj dhe Atdhetarë, ata janë terroristët ma barbar e robnuesit ma tiran t’ Atdheut të Shekullit XX dhe XXI. Metodat që sot po aplikohet nga Edi Rama. I etshem deri në idjotsi per diktaturë, plantacione droge dhe pasunim të pamerituem miljoneri. Në këte organ të shemtuem grumbullohen të gjithë ata që nuk kanë asnjë tipar të dukshëm ose të mbrendshëm të njeriut.

Brajan Capmen thotë: “Thesari ma i çmueshëm i një diktatori janë spijunët dhe informatorët, mbasi me ta mbjellët përçarja në popull, ndërsa me vrasësit ruhet sundimi. Spijunët janë njerëz të stërvitun për vepra të ulta, të rritun mjedis poshtnimit”. Rilexoni edhe njëherë këte citat e keni me kuptue se, cila kje arësyeja që Ever Hoxha, me të gjithë aparatin e tij terrorist qeverisës, vorfnoi popullin, e shpërftyroi njeriun, dhe e mbajti 47 vjet nën diktaturë barbare e tirani robnuese komuniste?

Tue aplikue metodat ma të mnershme e djallzore të “luftës së kllasave”, tue privilegjue dhunuesit dhe torturuesit apo organet e “drejtësisë”, që shtonin numurin e këtyne spijunve, të gjithë të lindun, të rritun e edukue në kurset e analfabetizmit nga “shkolla e re socialiste” e kudondodhun.

Duheshin sa ma shumë kampe pune dhe shfarosje, të interrnuem dhe ushtarë për me sigurue me punën e tyne të pashpërblyeme fitimet përrallore si, dhe garancinë e sotme per ata kapitale ndër banka.

Ja dhe reforma me të cilën krenohën shokët e Partisë komuniste: “Arësimimi i gjerë i masave dhe revolucionarizimi i shkollës sonë.” Qendrat ku Shqiptari humbi tiparët e Tij shekullore, Burrni, Besë e Bujari. Ja vendi ku u shembë Ideali “Atdhé e Fé”, ja çerdhja ku Shqipja Dykrenare çili zogjët e vet: Malësia tue ikë rrugave të gërbetit dhe tue harrue zakon’ e traditë mijravjeçare. Ja “shkolla” ku formohej breznia e “re socialiste” pa korajo civile, servile dhe hipokrite, opurtuniste pa pikë burrnije, me parime marksiste – leniniste dhe ateiste, parime të cilat sot synojnë me shpartallue Atdhetarizmin dhe Familjen Shqiptare.

Ja Populli Shqiptar i njohtun në Evropë e në gjithë Botën me Dy nga Simbolët e Paqës dhe të Lirisë së të Drejtave Njerzore: Të Madhin Gjergj Kastriotin Skenderbeun dhe Nanë Terezën e Shqipnisë, “në mes të Evropës”, por jashta Saj!

E shka i ka mbetë Shqiptarit me u krenue se: “Jam Shqiptar”?!

Nëse, Presidenti i Madh Havel foli në vitin 1999 në Tiranë, para pallatit të Kryeministrisë për komunistët çekë të konvertuem dhe rrezikun që i sjellin ata demokracisë, ashtu asht si thonte ai, por kur bahët fjalë për komunistët tanë shqiptarë, ata nuk do të konvertohën kurr, sepse “ata janë të konservuem me edukaten e veset Everit e të ‘Ballkanit hapur”!

Fitoret e atjeshme janë të lidhuna per kater kambët e karrigës e portofol.

Perderisa nuk preken as tituj as dekorata të tiranit dhe diktatorit Ever Hoxha si dhe të bashkpuntorve të tij, tue fillue nga Nexhmije Hoxha e Ramiz Alia, pa e perjashtue asnjenin, ata të gjithë që heshtin vazhdojnë me kenë komunista dhe, me pasë mundësitë me veprue,  edhe sot do të provoni thanjen time se: “Rilindja komuniste” asht vetvrasje kombtare!

Në se kerkoni dhe prova tjera, sot ma shumë se kurr keni “vllezërit tuaj të gjakut komunist rus” që provojnë me fakte çdo fjalë të shkrueme këtu:

Janë Herojt’ e Ukrahinës Trime që sot po vdesin per Liri e Pamvarsi!

Melbourne, 2 Mars 2022.                        

Please follow and like us: