Albspirit

Media/News/Publishing

Karantina botërore/Mbyllen në Europë mediat e Putinit

Bashkimi Evropian ka goditur sërisht fort duke miratuar anksione të reja kundër Rusisë. Njëzet e shtatë vendet kanë dhënë dritën jeshile për të ndaluar transmetimin në BE të medias shtetërore ruse RT dhe portalit “Spoutnik”. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kishte akuzuar dy mediat shtetërore ruse për prodhimin e “gënjeshtrave për të justifikuar luftën e Putinit” në Ukrainë. Përfaqësuesit e vendeve anëtare në Bruksel kanë miratuar gjithashtu përjashtimin e “disa bankave ruse” nga sistemi Swift, një ingranazh kyç në financat ndërkombëtare, njoftoi gazeta Le Monde duke iu referuar presidenc franceze të BE-së. Vendet anëtare më në fund ranë dakord për ndalimin e pjesëmarrjes së evropianëve në projektet e bashkëfinancuara nga fondi sovran rus i pasurisë RDIF. Këto masa do të hyjnë në fuqi të mërkurën pas publikimit të vendimit në Fletoren Zyrtare të BE-së.

Burimi Le Monde/ Lapsi.al

Please follow and like us: