Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi i piktorit të famshëm rus që hidhte në telajo betejat

Vasili Vereshagin (1842 – 1904) është një piktor rus, i famshëm për pikturat e tij të betejave. Veprat e tij janë riprodhuar shpesh në tekste te ndryshme perëndimore për të ilustruar rajonet lindore të Perandorisë Ruse dhe janë një dëshmi kritike për pushtimin rus, veçanërisht në Turkistan, pasi në to paraqitet vuajtja e të plagosurve të detyruar të luftonin deri në vdekje. Një nga pikturat e zhdukura të tij, “Harresa“, paraqiste kufomën e një ushtari rus të braktisur në shkretëtirë me pushkën që zvarritej pranë trupit të tij dhe korbat e uritur që rrotulloheshin mbi të. I akuzuar për prishjen e nderit dhe imazhit të ushtrisë ruse, në indinjatë e zemërim të plotë, Vareshagini e grisi dhe e dogji atë. Më pas, për ta ringjallur këtë pikturë me tinguj, kompozitori Modest Mussorgsky krijoi një baladë të titulluar “Harresa“ (1874), e cila më pas u ndalua nga censura.
Vereshagini u nënshtrohej krejtësisht ndjenjave kur bënte deklaratën e mëposhtme: “Nuk do të krijoj më piktura betejash. Mjaft! Unë i ndjej shumë ato që krijoj, qaj me ngashërim për çdo të plagosur dhe të vrarë”.
(Shkëputur nga vepra “Sekreti i talentit“ – prof. BEDRI DEDJA).
Please follow and like us: