Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori shqiptar në OKB: Në Ukrainë jemi përpara një tragjedie humanitare!

I dërguari i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha është shprehur se në Ukrainë po ndodh një tragjedie humanitare, ndërsa i bëri thirrje Rusisë që të ndalë sulmin ndaj ukrainasve dhe të parandalojë vdekjen e të tjerë qytetarëve.
Duke folur në OKB zoti Hoxha tha se prej ditësh tashmë po vriten njerëz të pafajshëm nga sulmet ruse, edhe pse presidenti Vladimir Putin thekson se është një operacion ushtarak për të çmilitarizuar Ukrainën.
Zoti Hoxha theksoi se OKB nuk u krijua që të çojë njerëzit në parajsë por të shpëtojë njerëzimin nga ferri, në këtë rast nga sulmet mbi qytetarët dhe shtetet.
“10 ditë nga ku operacion i ashtuquajturi i Rusisë, por që në fakt është pushtim jemi në mes të një tragjedie të madhe humanitare, ku po humbasim jete njerëzish. 1.5 mln kanë ikur tashmë, ky është sulmi Rusisë. Bota u vu në alarm, sërish dje pas shpërthimit në termocentralit , që fatmirësisht u shua shpejt por rrezik mbetet fakti që është në duart e rusëve. Duhet thënë se sulmi ndaj objekteve të tilla mund të sjellë pasoja katastrofike, për njerëzit. Ju kujtojmë Çernobilin” tha përfaqësuesi shqiptar.
“Duhet menjëherë verifikuar situata se pse mbetet ende e rrezikshme, ne sugjerojmë IAE që të punojë për këtë çështje që të sigurohet siguria e objektit dhe te sigurojë të punojë impianti. I bëjmë thirrje Rusisë të ndalë sulmin ndaj ukrainasve, të sulmosh civilët është krim dhe duhet të jetë përgjegjëse për këtë, duhet te mblidhen provat dhe t’i çohen gjykatës, mbështesim investigimet. Ky këshill duhet te bëjë ç’të mundet të shpëtojë Ukrainën dhe njerëzit e saj nga ferri në të cilën po e çon Rusia me veprimet e saj. OKB nuk u krijua që t’i çojë njerëzit në parajsë por ta shpëtojë njerëzimin nga ferri”, tha zoti Hoxha.
Tensioni në Ukrainë është rritur, ndërsa jemi në ditën e nëntë të sulmit rus në Ukrainë.
Dy raundet e bisedimeve mes dy shteteve ishin pa rezultat konkret, ndërsa mbrëmjen djeshme duket se u kris barriera e trashë e akullit pas shtrëngimit të duarve të delegacioneve.
Nuk dihet ende se cili do të jetë fati i Ukrainës, ndërsa në fundjavë pritet të mbahet raundi i tretë i bisedimeve.
Please follow and like us: