Avdush Canaj: JAM NË ZEMRËN TËNDE

Kur kuqëloheshin dredhëzat
Shportë e nënës plot
Me mua ëmbëlsohej edhe dita
Kur piqej mani
Mbusheshin duart e nënës
Ha bir, rritesh më shpejt
Kur faqet e mollëve qeshnin
Nëna këndonte në kopsht
Më e bukura është për ty
Dua t’i puth këto duar
T’i ledhatoj
S’di kah ikin si era
S’di ku fshihet nëna.
Sikur ia dëgjoj
Zërin e zambaktë
Jam në zemrën tënde, bir.
Please follow and like us: