Albspirit

Media/News/Publishing

Elta Milori: Mbi konfliktin e përgjakshëm Rusi-Ukrainë!

Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës hyri në ditën e 9-të të tij.
U pa qarte se si objektiv, Rusia kishte kryesisht degradimin e ushtrisë në Ukrainë, pasi ky shtet për nga popullsia e tij e madhe ka një ushtri të mirëzhvilluar; kjo do të bëhej duke ndërhyrë deri në Qeverinë e Ukrainës dhe Kushtetutën e saj, nëpërmjet njerëzve të vet.
Por kjo strategji nuk piu ujë e si pasojë lufta filloi e është në ditën e saj të 9-të.
Putini, nëpërmjet forcimit të spiunazhit në Perëndim e Lindje si dhe pas tentativës për futjen në greminë të aleancave Euro – Atlantike, bëri që në këtë situatë, kjo aleance të ishte me e fortë se asnjëherë.
Rusia sot po përballet me qëndresën e popullit ukrainas, me një forcë të gjithë komunitetit euroatlantik; e gjithë media ndërkombëtare është ngritur kundër kësaj lufte, me sanksione të fuqishme ekonomike, por edhe me një agravim të një situate të brendshme kundër kësaj lufte. Kundër kupolës të Federatës Ruse janë sot shkencëtarët rusë, janë bizneset e mëdha, janë intelektualët vendas, përfshi edhe një numër i madh i priftërinjve ortodoksë. Edhe përjashtmi nga të gjitha veprimtaritë sportive është një humbje e madhe për një armatë të tërë sportistësh të këtij vendi.
Gabimi me i madh i Putinit është kundërvënia ndaj Europës dhe për më tepër kundër aleancës Euro -Atlantike, gjë që e përjashtoi përfundimisht Rusinë nga të qenët e një superfuqie globale, kjo erdhi si pasojë e konceptit diabolik të Putinit, pa patur parasysh fuqinë reale të tij.
Çdo medalje ka dy anë dhe ana pozitive e gjithë kësaj lufte është rikonceptimi i NATO-s dhe ridimensionimi i Europës.

Please follow and like us: