Albspirit

Media/News/Publishing

Kancelari gjerman, apel Shrëderit për t’u larguar nga angazhimet ruse

Scholz iu drejtua ish-kancelarit Gerhard Schröder me kërkesën që të heqë dorë nga angazhimet e tij në bordet e firmave ruse të energjisë. “Unë mendoj, që nuk është e drejtë, që Gerhard Schröder i pranon këto poste”, tha socialdemokrati Scholz. Ai tha, se për të është “shumë e rëndësishme”, që ish-kancelari socialdemokrat të tërhiqet nga këto poste. Postet në sipërmarrjet shtetërore dhe gjysmë shtetërore ruse të energjetikës nuk “janë aspak çështje private”, theksoi Scholz. Schröder edhe si ish-kancelar vazhdon të mbajë përgjegjësi dhe duhet të shpjegohet përpara opnionit publik.

Schröder jo vetëm ka një raport miqësor me presidentin rus Vladimir Putin, por ai është njëkohësisht edhe kryetar i komisionit të shoqërisë aksionare Nord Stream dhe shef i këshillit mbikqyrës të koncernit shtetëror energjetik Rosneft. Përveç kësaj Schröder kandidon për një post në këshillin mbikqyrës të koncernit shtetëror energjetik Gazprom. Kryesia e partisë socialdemokrate prej ditësh i ka kërkuar Schröderit, që të tërhiqet nga këto poste. Disa degë të partisë kanë kërkuar ndërkohë përjashtimin e ish-kancelarit Schröder nga partia.

Please follow and like us: