Hajduti devolli Ali Zili masakron vjehrrën dhe nusen
Dy gra, nuse dhe vjehërr janë gjetur të vrara me sende të forta në shtëpinë e tyre gjatë një tentative grabitjeje në fshatin Progër të Devollit në Korçë.
Policia thotë se autor i dyshuar i ngjarjes është komshiu i dy grave, Ali Zili, 36 vjeç, i cili mendohet të jetë futur në banesë për t’i vjedhur.
Pas përleshjes me gratë, të cilat kanë bërë rezistencë, autori i ka goditur për vdekje me sende të forta dhe policia njoftoi arrestimin e tij disa orë pas ngjarjes.
Krimi i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune dhe viktimat janë Fatmira Bami, rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj, Bukurie Bami, rreth 80 vjeçe.
Trupat e pajetë të dy grave, të cilat dyshohet se janë dhunuar për vdekje në pjesë të trupit dhe fytyrë, u gjetën nga kryeplaku i fshatit, rreth orës orës 15:15.
Mësohet se gratë jetonin vetëm në banesë, pasi bashkëshortët i kishin ndërruar jetë, ndërsa fëmijët e tyre jetojnë në Greqi.