Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeministri izraelit i kërkon Putinit ndalimin e luftës

Gazetari i Axios Barak Ravid bën me dije se se kryeministri izraelit Naftali Bennett udhëtoi për në Moskë në fshehtësi dhe po zhvillon një takim me presidentin Putin. Izraeli ka ofruar më parë të ndërmjetësojë në konflikt, por zyrtarët i hodhën poshtë pritjet për një përparim. Rezistenca e Ukrainës ndaj pushtimit të Rusisë ka hyrë këtë të shtunë në ditën e dhjetë. Bisedimet e pjesshme për armëpushim në qytetet Volnovakha dhe Mariupol janë “në vazhdimësi” pasi Ukraina akuzoi Rusinë për vazhdimin e sulmeve pavarësisht se ra dakord të lejojë civilët të largohen. Ukraina ka thënë se sulmet në qytete vazhduan të shtunën, që do të thotë se evakuimi i civilëve duhej të ndalohej.

Please follow and like us: