Albspirit

Media/News/Publishing

Portreti i presidenti ukrainas, Zelensky

Me një të shkuar krejt ndryshe nga shumë homologë në rajon, personaliteti i tij publik portretizohet shpejt përmes një prej deklaratave të tij më të njohura: “Nuk të duhet përvojë për të qenë president. Thjesht duhet të jesh një qenie njerëzore e denjë”. Si produkt i industrisë së argëtimit, ai ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve nga mbarë bota që nuk e njihnin para sulmit të Rusisë. Duke dashur të mësojnë më shumë për të kalurën e tij si pjesë e botës së spektaklit, njerëzit i janë futur kërkimit në Internet, duke gjetur video, foto paraqitje të tijat nga më të ndryshmet ndër vite. Teksa po ashtu qëndresa dhe karakteri që ka treguar pas sulmit të Rusisë kanë bërë që ai të fitojë vëmendjen dhe vlerësimin e shumë njerëzve nga gjithë bota. Madje, duket se presidenti i Ukrainës është bërë edhe një seks-simbol në të gjithë botën, pasi iu kundërvu Vladimir Putinit. Pamja e tij po komentohet gjerësisht në rrjet e duket se vajzat dhe gratë janë mahnitur jo vetëm nga karakteri i fortë e karizmatik por edhe pamja fizike. Ish-komediani i kthyer në politikan dhe lider lufte ka bërë një rrugë të gjatë në një hapësirë të shkurtër kohore. Pavarësisht mungesës së përvojës dhe kohës në detyrë, ai ka dëshmuar një aftësi të mirë qeverisjeje gjatë pushtimit, duke vazhduar t’i rezistojë agresionit rus. Shumë e komplimentojnë liderin për pamjen e tij të bukur duke thënë se ajo dhe guximi i tij e bëjnë kaq tërheqës. I veshur me rroba ushtarake dhe me pamjen e tij të bukur djaloshare, Zelenskiy u bë një sex simbol brenda natës. Në një nga videon e tij virale, ai thotë: “Ne jemi të gjithë këtu, duke mbrojtur pavarësinë tonë, vendin tonë. Dhe kështu do të qëndrojë”. Videoja e cila është shpërndarë pafundësisht, duket sikur është shkëputur nga një film aksion, veçanërisht versioni me “Shook Ones, Part II” nga Mobb Deep, e cila është parë më shumë se 6 milionë herë. Një grua postoi në llogarinë e saj në Twitter këtë javë një status ku shkruante: “E fundit: Çdo grua në jetën tuaj tani ka të paktën një dashuri të vogël për Volodymyr Zelenskiy dhe nuk mund të bëni absolutisht asgjë për këtë”. Një tjetër tha: “Ju prezantoj me njeriun më të nxehtë, seksi, më të guximshëm në botë. Ai ka një zemër luani dhe lufton për vendin e tij. Ai lufton për lavdinë e vendit të tij”. “A jam unë e vetmja vajzë që çmendem për Presidentin Zelenskiy? Pasioni i tij i dhe qëndrimi sypatrembur e bën atë shumë atraktiv”.-shkruante një tjetër. Një tjetër shkroi : “Më falni nëse kjo është e papërshtatshme, por… Nuk e kam vënë re kurrë më parë – Zelenskiy është tërheqës.” Një tjetër vazhdoi duke komentuar: “Nuk kam dashur ta përmend sepse nuk është e rëndësishme, por Zelenskiy duket hot”. Por, pamja e tij nuk ka tërhequr vetëm gratë dhe vajzat, pasi edhe burrat duken koshientë që ai është tërheqës. Ja disa nga komentet e tyre në rrjetet sociale: “A është Volodymyr Zelenskiy disi seksi?”/ “Zelenskiy është tashmë lideri më seksi botëror”. Dhe një tjetër shtoi: “Zelenskiy është shumë më seksi sesa Trudeau(kryeministri kanadez). Ai duhet të zërë vendin që i takon si ikonë sexi e liderve botëror”. Në 2019 ai bëri një fushatë kundër korrupsionit dhe mundi presidentin pro-rus duke marrë 73 për qind të votave. Poroshenko humbi ndaj yllit të televizionit në të gjitha rajonet e vendit, duke përfshirë edhe perëndimin ku ai tradicionalisht gëzonte mbështetje të fortë. Ishte një rezultat i jashtëzakonshëm i një fushate që filloi si një shaka, por që u ndikua nga votuesit e frustruar nga varfëria, korrupsioni dhe një luftë pesëvjeçare. Në selinë e tij të fushatës, ndërsa dolën sondazhet e zgjedhjeve, Zelenskiy tha: “Nuk do t’ju zhgënjej kurrë. Ndërsa nuk jam ende zyrtarisht president, si qytetar i Ukrainës, mund t’u them të gjitha vendeve post-sovjetike: ‘Na shikoni! Çdo gjë është e mundur’”. Që nga marrja e pushtetit në vitin 2019, atij i është dashur të menaxhojë forcat që e tërheqin vendin e tij në drejtime drastike të ndryshme. Nga njëra anë, Ukraina ka zhvilluar marrëdhëniet me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në. Nga ana tjetër, Rusia dhe Putini kanë bërë përpjekje për ta ndaluar largimin e ish-shtetit sovjetik. Gjatë gjithë kohës, ai ka kërkuar të mbajë të qetë bashkatdhetarët e tij dhe ka shfaqur lidership të matur në sfidën gjithnjë e në rritje.

Please follow and like us: