Albspirit

Media/News/Publishing

Traineri ukrainas braktis futbollin pë të shkuar në front

Yuriy Vernydub, trajneri i ekipit Sherrif Tiraspol, që “shtangu” dy herë Real Madrid në Champions League, prej ditësh është kthyer në Ukrainë, për t’iu bashkuar luftës kundër pushtimit rus. Vernydub, thotë se kur e telefonoi i biri më 24 shkurt për t’i thënë se Rusia kishte sulmuar Ukrainën, ai nuk u mendua dy herë dhe u kthye në atdhe për të luftuar. Klubi i tij i futbollit ishte në Portugali për një ndeshje eliminatore në Europa League kur mori lajmin. Vernydub udhëtoi nga Portugalia në Rumani dhe më pas në Tiraspol në Transnistria përpara se të mbërrinte në Ukrainë të shtunën e 26 shkurtit. Të dielën në mëngjes, ai u regjistrua në ushtri. “Njerëzit e afërt u përpoqën të më ndalonin”, thotë 56-vjeçari. “Gruaja ime, fëmijët e mi, nipërit e mbesat e mia. Unë qëndrova i fortë dhe falënderoj gruan time që më mbështeti”. Ai nuk lejohet të zbulojë se cili është roli i tij në ushtri, thotë ai për BBC Sport. “Në çdo minutë jemi gati të shkojmë ku të na thonë. Unë nuk e kam përdorur ende armën time, por jam gati, gjithmonë. Në çdo kohë.”

Please follow and like us: