Deputetja e Ukrainës, Lesia Vasylenko flet për njohjen e Kosovës
Deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Lesia Vasylenko ka thënë për Televizionin 7 se për momentin nuk është duke u menduar tema e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.
Kjo pasi sipas saj nuk është momenti që të mendojnë për tema të tilla.
Ajo tha se kjo çështje duhet të shqyrtohet pasi të ndalen sulmet ruse ndaj Ukrainës.
“Jo për momentin është një situatë e vështirë dhe një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur, sepse ne as që mendojmë në këto terma për momentin, sepse ne jemi të mobilizuar vetëm për të shpëtuar Ukrainën dhe popullin e Ukrainës me gjithë respektin e duhur për atë që po bëni për ukrainasit. Kjo është padyshim diçka për t’u kujdesur dhe shqyrtuar seriozisht pasi raketat ruse nuk na godasin më”, tha ajo. /Gazeta Express
Please follow and like us: