Albspirit

Media/News/Publishing

Elta Milori: Gëzuar 7 Marsin, qofshi të bekuar e të respektuar!

Sivjet 7 Marsi nuk ka shumë ngjyra, ndoshta nga koha e keqe, ndoshta… ka shume arsye, prandaj ne duhet t’i japim pak energji të mirë kësaj dite, si ditën e asaj kategorie që për nga rradha duhet të jenë më të vlerësuarit e të respektuarit, edukatorëve, mësuesve dhe pedagogëve.
Ndoshta ju të dashur mësues dhe pedagogë keni nevojë për më shumë vëmendje, pasi puna juaj është sa e vështirë edhe plot sakrifica, sa fisnike aq edhe me shumë kënaqësi!
Ju jeni të gdhendur në kujtesën e sa e sa nxënësve, studentëve që me durim e përkushtim i orientoni drejt rrugëve të panjohura të jetës edhe pse vlerësimi monetar juaji është i pajustifikueshëm, por ai moral e shpirtëror është i pamatë.
I uroj këtë ditë prindërve të mi, gjithë ish-mësuesve të mi ëe nga fillorja e paçin dritë në parajsën e Zotit ata që nuk jetojnë më, të gjithë ish-pedagogëve të mi të dashur, të gjithë ish-kolegëve të mi!
Please follow and like us: