Albspirit

Media/News/Publishing

Kur paria e kohës caktonte Gjergj Fishtën në Konferencën e Paqes në Paris

Letra që e njofton At Gjergj Fishtën si të emruar ekspert të dërgatës (delegacionit) të Qeverisë së përkohshme shqiptare (të Durrësit), në Konferencën e Paqes në Paris, 1919-1920
I ndershëm zotni at Gjergj Fishta
Shkoder
Tue çmuem cillsit fisnike të mendes e të zemres s’uej e meritimet e nalta, qi keni fituem me veprën t’uej patriotike, Qeveria e përkohëshme Ju ka emnuem ekspert të Delegatsis shqiptare, qi do të mprojë të drejtat e kombit t’ënë në Konferencë të Paqës mbi parimin e nji Shqipnije të lirë e të pavarme mbrënda kufijvet ethnikë të saj.
Ju lutemi qi t’a pranoni këtë barrë e të niseni bashkë me Delegatin Imzot Luigj Bumçin për t’u bashkuem me shokët e tjerë. Durrës me 27 kallënduer 1919.
Nenkryetari i qeverisë së Përkohëshme (firma Preng Bibdoda)
Misët e Qeveris së Përkohëshme
(Firma Fejzi Alizoti, firma Mifit Libohova, firma Petro Poga, firma Mehdi Frashëri, firma Sami Vrioni, firma Luigj Gurakuqi, firma Mustafa Kruja).
Please follow and like us: