Mehmet PRISHTINA: Kosova në NATO kundër shtetit destabilizues të Ballkanit
Kosova nuk bën përjashtim në këtë kontekst të zhvillimeve pasi që siguria e saj varet kryesisht nga ambicjet destabilizuese të Serbisë. Duke qenë një mjedis të favorshëm për ndikimin rus në Ballkan, Serbia mund ta përdorë Kosovën si alibi për aventurat e saj të papërfunduara militariste. Kjo është edhe arsyeja se pse Kosova një orë e më parë duhet të bëhet anëtare e plotfuqsihme e NATO-s, duke ia pre Rusisë kanalet e ndikimit në këtë pjesë të Evropës Juglindore, e cila nuk guxon të mbetet e pambuluar nga ombrella e sigurisë së Alenacës Veriatlantike.
Beogradi vazhdon të gjendet në një pozitë shumë të vështirë – mes marrëdhënieve të ngushta me Moskën dhe detyrimeve ndaj Bashkimit Evropian, veçanërisht në lidhje me sanksionet që BE vendosi ndaj Rusisë. Prova e re për Serbinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian është bërë kriza ukrainase, e cila është kthyer në një luftë të ashpër.Ndërkohë që Bashkimi Evropian solli masa të forta kundër Rusisë, Serbia priste dhe peshonte.
Më shumë se 36 orë pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, autoritetet në Beograd kanë shprehur qëndrimin e tyre se mbështesin integritetin territorial të Ukrainës, por edhe se nuk duan të vendosin sanksione ndaj Rusisë. Presidenti Aleksandar Vuçiq tha se Serbia udhëhiqet ekskluzivisht nga mbrojtja e interesave të saj jetike ekonomike dhe politike.
“Angazhimi strategjik i Serbisë është rruga evropiane, por ne nuk do të nxitojmë në armiqësi vetëm sepse dikush na kërkon”, tha Vuçiq. Me këtë, Beogradi këmbëngul në politikën e vet tradicionale ndaj Rusisë, pa i prishur raportet me të për hirë të Perendimit.
Carl Bildt, bashkëkryetar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, i ka vënë menjëherë nën vëzhgim deklaratat e Vuçiqit në një postim në llogarinë e tij në Twitter.
“Me këtë qëndrim Serbia de facto është skualifikuar nga procesi i anëtarësimit në BE.
“Nuk duhet të ketë vend për anëtarët e rinj të BE-së që nuk ndajnë vlerat dhe interesat tona thelbësore”, shkroi ai. Qëndrimin e Serbisë dhe vendeve përreth që presin në pragun e BE-së ndaj Ukrainës e ka përmendur edhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josef Boreli Ai i bëri thirrje BE-së të monitorojë ndikimin e mundshëm të Rusisë jashtë Ukrainës, në vendet fqinje, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, por edhe në Ballkanin Perëndimor.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor dhe t’i kushtojmë vëmendje asaj që po ndodh me qëndrimet dhe harmonizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE, me politikën tonë të jashtme”, tha Boreli. Para luftës në Ukrainë, Serbia ishte në provim kur u ngrit çështja e vendosjes së sanksioneve ndaj Bjellorusisë. Në vitin 2021, pasi regjimi bjellorus devijoi një fluturim të avionit për të arrestuar blogerin Roman Protashevich, Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Minskut. Së pari, Serbia hezitoi dhe më pas iu bashkua paketës së sanksioneve të BE-së. Lufta në Ukrainë hedh një dioptri krejtësisht të ndryshme në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe Serbia duhet të përcaktohet nëse është për demokracinë apo tirani. Pas arritjes së një konsensusi në Bashkimin Evropian për tëndihmuar Ukrainën, Serbia ende nuk po kthjellet, sepse ende nuk e ka të qartë se në çfarë momentihistorik po jeton. Në vend se ta kthejë integrimin evropian në krye të listës së prioriteteve, Serbia po mundohet të mbajë pozicion të dyfisht, duke mos i kthyer shpinën Rusisë, por duke qenë deklarativisht me BE-në. Politika e jashtme aktuale e Serbisë, sidomos qëndrimi ndaj inavizionit rus në Ukrainë, mund të demotivojë vendet e BE-së për të avancuar politikat e zgjerimit.Nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia e ka harmonizuar më së paku politikën e saj të jashtme me BE-në dhe kjo dikordancë po shpërfawet edhe tani ndaj krizës në Ukrainë. Por politikat e tilla konfuze e joevropiane janë një sinjal i keq, sepse askush nuk dëshiron një vend që mban qëndrim të kundërt dhe që nesër mund të votojë ndryshe në BE nga anëtarët e tjerë. Disponimi prorus asnjëherë nuk ka munguar në popullatën serbe, por kohëve të fundit ai është ngritur disa shkallë më lartë.Me mijëra qytetarë serbë u mblodhën në Beograd të premten në mbështetje të pushtimit rus në Ukrainë. Korrespondenti i Wall Street Journal, Bojan Pancevski i ka komentuar këto protesta, duke thënë se grupet e djathta në Serbi kanë mbledhur një turmë të madhe për ta mbështetur sulmin rus. “Në pjesën tjetër të Evropës, shohim protesta kundër pushtimit. Në Serbi, disa parti të djathta ia dolën ta mbledhin një turmë goxha të madhe për ta mbështetur agresionin”, ka shkruar ai. Folësit në tubim ishin udhëheqës të një lëvizjeje zyrtarisht të ndaluar të së djathtës ekstreme dhe ekstremiste Obraz.Demonstruesit brohorisnin “Serbë, rusë, vëllezër përgjithmonë” dhe “Lavdi Serbisë, lavdi Rusisë”, disa prej tyre mbanin shenjën famëkeqe “Z”, një simbol që shpesh shfaqet në tanket dhe automjetet ruse gjatë pushtimit. Përgjatë këtij tubimi, siç raporton TV N1, u dëgjuan edhe thirrje “Vuçiq, shqiptar, na tradhtove”. Madje disa skena janë parë në Beograd teksa protestuesit e kanë përdhosur flamurin e Bashkimit Evropian, duke e shkelur atë. Këto janë shpërndarë në rrjetin social Twitter. “Ukraina po çlirohet nga neonazistët, nuk ka asgjë më shumë për të thënë. Sistemi perëndimor depërtoi në Ukrainë, rusët, vëllezërit tanë, po e çlirojnë atë. Shpresojmë se po çliron të gjithë botën”, thane folësit në këtë tupim që mbësteste haptazi pushtimin rust ë Ukrainës.
Ndaj këtyre protestave ka reaguar edhe njohësi i çështjeve politike të Ballkanit Perëndimor, Florian Bieber, duke thënë se këto protesta janë produkt i, siç e quan ai, glorifikimit të Putinit nga “mediat e Vuçiqit”. “Vendet fqinje pro-sulmuese dhe bombardimet e tyre turma protestuese në Serbi.Ato janë produkt i promovimit dhe glorifikimit sistematik të Putinit dhe Rusisë nga regjimi dhe media e Vuçiqit për një dekadë rresht”, ka shkruar njohësi i çështjeve politike. Dhe sikur nuk mungoi ky solidarizim prorus, ndërkohë që një mural me figurën e presidentit rus,Vladimir Putin, është pikturuar të premten në orët e vona në rrugën e Njegoshit në Beograd. Serbia duhet të sanksionohet nëse nuk i zvogëlon lidhjet ushtarake me Rusinë, është qëndrim unanim i shumë organizatave e qeverive në botë të cilat e kundërshtojnë invazionin rus në Ukrainë si një goditje flagrante ndaj rendit global të drejtësisë. Për rrjedhojë, Serbia me dinakëri po largohet nga Perëndimi dhe po i thellon marrëdhëniet me sabotuesit e demokracive perendimore – me Rusinë dhe Kinën, prandaj është momenti që Brukseli dhe Washingtoni të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre ndaj Serbisë duke mos e trajtuar atë si një fëmijë i llastuar të cilit i ka humbur lodra. Serbia nuk meriton më kurrfarë përkëdheljeje sepse qëndrimet e saj aspak korrekte ndaj krizës në Ukrainë dhe mosslidarizimi me sanksionet kundër Rusisë, mund ta shndërrojnë atë në një ekpsortues të rrezikshëm të destabilitetit në rajon, aq më tepër kur gjashtë shtete të NATO-s, duke përfshirë katër që janë gjithashtu anëtarë të BE-së, kufizohen me Serbinë dhe janë gjithnjë e më të kujdesshëm rreth asaj se si po forcohet ajo ushtarakisht me ndihmën e Rusisë. Kosova nuk bën përjashtim në këtë kontekst të zhvillimeve dhe vlimeve pasi që siguria e saj varet kryesisht nga ambicjet destabilizuese të Serbisë. Duke qenë një mjedis i favorshëm për ndikimin rus në Ballkan, Serbia mund ta përdorë Kosovën si alibi për aventurat e saj të papërfunduara militariste. Kjo është edhe arsyeja se pse Kosova një orë e më parë duhet të bëhet anëtare e plotfuqsihme e NATO-s, duke ia pre Rusisë kanalet e ndikimit në këtë pjesë të Evropës Juglindore, e cila nuk guxon të mbetet e pambuluar nga ombrella e sigurisë së Alenacës Vetriatlantike. Në të kundërtën Serbia do të ngelë një ombrellë besnike e politikës pansllaviste të Rusisë në Ballkan.