Albspirit

Media/News/Publishing

Shënime për librin “Ikja e dytë e Noes” të Rifat Ismailit

LIDHJE E SHPIRTIT ME GJENDJEN EMOCIONALE TË KRIJUESIT

 

 

Sheremet Prokshi
Rifat Ismaili, njëri nga figurat më origjinale dhe karakteristike të letërsisë së sotme shqipe, nga shumë vlerësues, kritikat e tyre i përmbledhin me disa të dhëna, gjithsesi, se delli i tij krijues e ka nxjerrë në dritë një penë që po hapë shtigje të reja në opusin e krijimeve tona letrare, dhe pasi të kemi lexuar e lexuar veprimtarinë poetike të autorit në fjalë, i cili shquhet me vargun e lirë e të fuqishëm në poezi, s’mund të ndalemi vetëm këtu pa analizuar prozat dhe skicat lucide, e të cilat kësaj radhe, përveç problemeve të shumta shoqërore, ngërthen diçka përtej asaj që e ka thënë e shprehur në opusin e tij letrar.

Eshtë autor që na befason prej momentit kur i hedh një sy titullit “IKJA E DYTË E NOES”, ku secilit do i kthehej kujtesa te ai largimi biblik nga Shqipëria, ata djemë e vajza, të rinj e të reja, që i suleshin anijes “Vlora”, mësymje këto të jashtëzakonshme gjatë fundshekullit njëzet. Por odisejada e këtij rrugëtimi nuk mbaron me kaq.

Mbase është vetëm pikënisja e problemeve që lindin e rilindin, atje ku duhej të fillohej përballja me një jetë ndryshe, të gjindej në një rreth e ambient ndryshe, të mësoi e t’iu përshtatet punëve që si kishte bërë kurrë, dhe krejt kjo përveç streseve e vetmisë, ishin shkaqe të cilat krijonin tronditje të forta shpirtë-rore.

Në këtë kontekst, madje pa e ditur cfarë po ndodh atje, është i prekshëm tregimi për udhëtimin e Drinit me tren deri në qytetin e Pogradecit, “Vajtje e kthim nga kurrkundi” i një mësuesi. Udhëtim andej e këndej kot së koti, revoltë, apo “terapi” lehtësimi i vuajtjeve shpirtërore, për faktin se nuk po ndihej i qetë aty ku kishte lindur e krijuar familje, aty ku më së miri mund t’i kishin pushuar eshtrat e stërlodhur nga puna e përditshme. Për më shumë, të ndalemi e kuptojmë nga një pjesë e tregimit:

“Drini kishte marrë pak të ftohur atje në Pogradec, dhe i ishin bllokuar hundët. Por e kishte edhe prej pijes e pagjumësisë. Nxorri shaminë e zhubrosur, dhe shfryu fort hundët.

Pllanga të mpiksura gjaku, të mpleksura me një si pelte të tejdukshme e mbushën plot shaminë. Prej ster-mundimit, apo sa herë i dhimbte koka kështu i ndodhte. I duheshin dy a tre ditë për ta marrë veten, për tu qëruar. …Dilte në prag të derës dhe pështynte jashtë në kopsht.

“Çfarë burri i qelbur që më ka rënë për pjesë, o zot! – e shante shpesh gruaja… Ç’ të duhet ty duhani, mor i shkretë! Janë para të hedhura kot përditë. Ku ti gjejmë ato para? Apo mos i nxjerr ti me ate punë koti që bën, je një cope mësues letërsie që flet për gjepura buda-llenjsh! Shihi të tjerët sesi rrojnë. Shkojnë për punë në Itali, i marrin gratë e tyre me vete, i veshin gjithë florinj në qafë, kurse ti mbete me ato bëmat e atyre shkrimtarëve trutharë…Për çfarë i do librat? A të japin bukë sot?!”

(Tregimi “Vajtje e kthim nga kurrkundi”)
Humbja e shpresës dhe varfëria e popullatës gjatë kohës së tranzicionit nga një sistem në tjetrin, ikja e shumë të rinjëve të papunë, po edhe atyre me të ardhura tepër të ulëta, i absurditetit piramidal kur numër i madh i “kreditorëve” humbin rezervat e fundit në këtë lojë mashtruese të cilën e filloi një firmë gjysmë ilegale deri në vitin 1996, për të vazhduar edhe me dhjetëra skema degjeneruese, për çka ndodhë rebelimi i vitit 1997 si edhe migrimi drejt lindjes e perëndimit, janë plagë fatkeqe që autori i kishte vërejtur, është kjo lidhje që shprish e stërkeqë gjendjën emocionale këtu, dhe ndikon e bëhet i dukshëm edhe andej detit.

Bëhet i dukshëm, jo për nga hallet që i kanë për-shkruar shumë shkrimtarë, po përveç artit, siç do kishte dhënë një përkufizim poeti dhe artisti i spikatur francez, Jean Cocteau (Zhan Kokto), në disa nga këto tregime të autorit Rifat Ismaili, gjejmë mrekullinë “kur e vërteta në krijimet letrare rrëfehet në mënyrë elegante.” Pra të thuhet e vërteta për të gjithë ata njerëz, që kanë dalur përtej realitetit e mësimeve të cilat i kishin marrë nga prindërit, nga rrethi shoqëror e në bankat shkollore kudo ku kishin lindur, rritur e edukuar, për disa nga ata apo ato, që ndërruan vend e ambient, migruan larg e më larg, dhe nuk e kapërcejnë as edhe një natë ku do të gjenin vetën të bëjnë qoftë edhe një gjumë të qetë e pa problem, kemi të bëjmë me një shtresë njerëzish që kanë dalur nga rrjedha e binarëve të jetës normale.

Tashmë këtu e atje, sikur të humburit nëpër mjegu-llën e lugshtajave të thellë, ka prej atyre që përpiqen t’i bëjnë luftë mistifikimit, mos tjetër, të largohen përtej territ e fshehtësive, asaj botës së brendshme, që s’do kishin dëshirë t’ua njoh edhe dikush tjetër, por sa ia dalin.

Në vazhdim do japim disa nga sekuencat e tregimit “Dua të më shohësh” i shkruar në Firencën e viteve të nëntëdhjeta, ai vend, ku s’mund të thuhet se edhe ndonjë nga vrojtuesit, (ndoshta prej kurreshtjes), s’do i kishte hedh sytë tej fushës, atje ku njerëzit lëviznin kuturu, pa asnjë drejtim tē përcaktuar. Dhe sic na rrefen autori, “Ne castin kur u mundova të çmpija ca krahët që më ishin ngurtësuar prej të shkruarit, ndjeva një rrënqethje të lehtë nëpër trup dhe shikova një milingonë të vogël që po përshkonte qetazi lëkurën e butë të krahut tim. A thua -pyeta veten, – edhe kjo milingonë mendon e ndjen ato gjëra që ndjejmë ne njerëzit?!” …Kurse ajo…

Ajo po priste në këmbë duke më hetuar nga poshtë lart:
-Hë! -theu heshtjen-si t’ia bëjmë? Do të më shohësh, që të besosh?…

– Jo- iu përgjigja. Nuk është nevoja. Të besoj edhe pa të parë.

– Por unë dua, që ti të m’i shohësh…- më tha ca e zhgënjyer dhe zbërtheu kopsat e këmishës.

I hodha sytë me etje në atë vendthin ku u hap një portë dhe hyra brenda atyre kullave nëpërmjet shikimit tim. Në të vërtetë ato nuk ngjanin me dy pipa, kishin më shumë ngjashmëri me dy qypa të lyer në flori. Ose kështu më ngjan mua të gjorit…

Shiko, se kam dhënë kurrë pa para të thata në dorë. Ti e meriton të të marr fare pak. Po nuk pate, nuk ka gjë. Po më vjen keq për ty. Më dukesh si një i mbytur në mes të fushës.

Tek gruaja unë ende shoh një botë që nuk e kuptoj dot, e rafinuar dhe e mpleksur me mistere, e butë dhe e largët njëkohësisht.

Kur mbaruam punë, u ngrita duke shkundur pantallonat, pastaj duke mos e parë atë në sy i thashë,

“Faleminderit!”

( Tregimi, “Dua të më shohësh”)

Eshtë kjo njëra nga nënndarjet e paragrafit; janë edhe dialogjet që do ti kemi vërejtur thuaja në shumicën e 22 tregimeve lapidare, dhe 3 skicave krijuar e gdhendur me një mjeshtri e stil të veçantë, shumë tërheqës për lexuesin, si edhe ekuivalent me penën e një autori përmasash të larta krijuese, ku nëpërmes bashkëbisedimit autori ironizon, spikatë e ballafaqohet me unin e përsonazhit, e në anën tjetër të faqes, pasqyron, kritikon, dhe shpërfaqë disa nga veset e perditshmerisë, shumica negative; siç janë hipokrizia, interesi, mashtrimi, keqbërja, nganjëherë edhe absurdi abstrakt i gjesteve të shëmtuara që po degjenerojnë njerëz te caktuar, këtu e atje, kudo në botën e rastësisë e të panjohurës.

E gjithë kjo fillon përmes një narracioni të rrej-shëm, ndonëse në brendinë e bisedave që zhvillohen, pasojnë lëvizje, ecje e ndalje, hyrje e dalje, fryrje e shfyrje, ndonjëherë, edhe përplasje jo aq të këndshme.

Shikuar nga këndveshtrimi i efekteve të këtyre tregimeve, përsonazhet e shumta të R. Ismailit kanë një rol të dukshëm në paktin e leximit mbase edhe të iluzionit referencial, dhe kjo ndodh nga që bashkëbise-duesi, zbulon e vë në pah përsosmërinë ndryshe të atyre që përfitojnë lekun, dhe ngrit në nivel psikolo-gjik, ata ose ato që e deformojnë përsonalitetin me joshje, miklime hipokritë, e deri tek mashtrimet e servilizmi, shkaqe të cilat i përcjell deri te lexuesi si mesazhe të qarta, së para së të shohësh të tjerët, korigjoje vetën, shih çka bën e çka s’bën, çka duhet e çka s’duhet të bëjmë.

Prandaj jo rrallë, me mjete e figura të fuqishme satirike, skematizohet e vërteta, qoftë edhe kur nuk depërton në thelbin e arsyes, kurse madhërohen ato pak virtytet që u kanë mbetur; siç janë vendosmëria për t’u larguar nga veset e këqija, vertikaliteti në jetën e njeriut, e të tjera. Për më shumë, këto i gjejmë të shtrira me stilin e përsonifikimit ”Ajo”…(apo Ai), po edhe “Une” që autori mund ta këtë “fshehur” me mjeshtrinë e penës së tij.

Ironizimi dhe përballja me energjitë negative, aq sa edhe shpërfaqja e realitetit të kësaj bote, që sa vetë e shkon drejt humbëtirave të cilat shpesh i marrim si të sajuara (ndonjëhërë edhe pa e ditur të vërtetën), është pasqyrë tashmë e dukshme të cilën nuk duhet injoruar, por ta shkruajmë e zbërthejmë me seriozitetin më të madh. Të japim diçka ndryshe për lexuesit, dhe mos të heshtim.

Miku im i vlerave, poeti, prozatori, përkthyesi e eseisti i këtij shekulli!

Do kisha dëshirë të them edhe më shumë, të ndalem thellësive dhe gjithanshmërisë zbërthyese, duke peri-metuar në mënyrë shterruese semantikën, të fjalëve e rrjedhshmërisë në fjali, aspekte të stilit e artit, të strukturës në përgjithësi, deri të ato të hedonizmit erotik egoist rrënjët e të cilit i gjejmë tek mendimet filozofike të Epikurit si edhe të shumë natyralistë, të autorët e psikologjisë së sjelljës, … por ta lë me kaq.

Eshtë më me interes për lexuesin, njeriun e kohës së sotme dhe të së ardhmës, t‘i shoh e analizoi vet këto sfida përballjesh nëpër gjithë këto faqe tregime e skica të cilat përfundohen me një frymë.,, Dhe krejt në fund.

Për ju shëndet e mbarësi krijimtarisë suaj të larmi-shme, po edhe mjaft përmbajtësore shkrimtari ynë! Pritet edhe shumë e shumë nga ju. Nga opusi juaj letrar ende i pazbuluar tërësisht.

Keni aq shumë për të na dhënë. Aq shumë poezi, romane e tregime, skica e ese, dhe vepra për fëmijë, gjithsesi.
Shkurt 2022.

Please follow and like us: