Albspirit

Media/News/Publishing

Valbona Zeneli: Gratë frymëzuese të Ukrainës

Botuar te ‘The National Interest’

Populli trim ukrainas po i jep një mësim mbarë botës, se çfarë do të thotë të luftosh për liri, demokraci dhe pavarësi. Lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës po rrezikon miliona njerëz të pafajshëm, po minon themelet e rendit ndërkombëtar dhe po riformulon ne menyre thelbësore sigurinë dhe politikën europiane. Kjo po ndodh kryesisht për shkak të rezistencës të jashtezakonshme të ushtrisë, udhëheqjes dhe mbi te gjitha, popullit ukrainas.

Obsesioni i Putinit me Ukrainën gjatë gjithe mandatit të tij qeverisie lidhet me narrativën e tij historike për rindërtimin e perandorisë ruse. Përveç rëndësisë ekonomike, pozicionit strategjik të Ukrainës dhe burimeve të saj kombëtare, mbi të gjitha, obsesioni i Putinit lidhet me zgjedhjen e Ukrainës për demokraci dhe deshira per lidhje më të ngushta me Bashkimin Europian dhe Perëndimin. Kjo përbën kërcënimin më të madh për regjimin e Putinit.

Kremlini, ne dy dekadat e fundit për ka përdorur nje demokraci “fasadë” për të krijuar nje atmosferë te rreme ne skenën nderkombetate, te një fuqie moderne. Ajo që e tmerroi më shumë se gjithcksa udhëheqjen ruse ka qene vala globale e revolucioneve qe në fillim të viteve 2000. Revolucioni i Trëndafilave (Rose Revolution) ne 2003 në Gjeorgji, Revolucioni Portokalli (Orange Revolution) 2004-05 në Ukrainë, protestat e papritura dhe shumë të mëdha të dhjetorit 2011 ne Rusi kunder zgjedhjeve te manipuluara, Revolucioni i Pranverës Arabe në 2011-2012 dhe, mbi të gjitha, Revolucioni i suksesshëm Euromaidan 2013-2014, Revolucioni i Dinjitetit në Ukrainë. Nuk ka dyshim se Revolucioni Euromaidan është arsyej kryesore që motivoi aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Putini dhe luftën e përgjakshme në Ukrainën lindore. Putin shpresonte se duke luajtur një kartë etno-nacionaliste, do të ndalonte mbështetjen e tij hemorragjike popullore në Rusi. Pasojat e padëshiruara të sjelljes agresive të Putinit i kane dale kunder tij. Se pari, promovimi i një identiteti të fortë kombëtar ukrainas qe prej vitit 2014, si edhe një ndryshim i vërtetë në unitetin europian dhe transatlantik, ne javet e fundit.

 

Që prej vitit 2014, kam pasur nderin të udhëtoj shpesh në Ukrainë dhe të bashkepunoj me reformatorë mbresëlënës e dinamikë, të cilët i kam admiruar gjithmonë për energjinë e tyre pozitive, dashurinë për vendin dhe pasionin infektues për lirinë dhe demokracinë. Ndërsa zemra më gjakoset duke ndjekur lajmet për luftën dhe shkaterrimin në Ukrainë e duke qene ne kontakt te vazhdueshem, dua t’u bëj nje homazh miqve të mi që po luftojnë për lirinë e vendit të tyre por edhe të Europës sonë, veçanërisht grave të guximshme ukrainase.

Gratë në të gjithë Ukrainën, nga politikanet dhe diplomatet, tek ekspertët e shoqërisë civile, tek mbretëreshat e bukurisë, amviset apo artistet, kanë rrokur armët për të mbrojtur vendin e tyre. Ata kanë kapur mikrofonat për të rritur ndërgjegjësimin ndërkombëtar dhe për të mbrojtur mënyrën e tyre demokratike të jetesës. Gratë ukrainase fituan një zë të fortë në dekadën e fundit të revolucionit e konfliktit, dhe ky është zëri që bota po dëgjon sot teksa mbrojnë familjet dhe vendin e tyre në luftën për liri dhe demokraci.

Revolucioni i Dinjitetit ne vitet 2013-2014 qe mblodhi bashke qindra mijëra ukrainas per shprehur një dëshirë të fortë për të qenë pjesë e Europës demokratike, duke manifestuar në shenjë proteste kundër vendimit të ish-presidentit Viktor Janukoviç për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Asociimit dhe Stabilizimit me Bashkimin Evropian. Zemërimi i tyre ishte i përforcuar nga zhgënjimi i tyre me korrupsionin e tmerrshem që e kishte bërë Ukrainën vendin më të varfër në Europë, duke ju grabitur dinjitetin qytetarëve të saj. Në zemer të revolucionit ishin gratë, të cilat përbënin 50 % të pjesëmarrësve. Duke mbushur rrugët e Kievit, ata ishin si në vijën e parë të demonstratave, ashtu edhe duke mbështetur protestuesit ne kryerjen e detyrave kritike si shpërndarja e ushqimeve dhe furnizimeve mjekësore, mbledhja e fondeve, patrullimi i barrikadave dhe ofrimi i shërbimeve ligjore gratis.

Ndërsa Ukraina kalonte nëper ndryshime dramatike dhe reforma demokratike, 47 gra u zgjodhën në parlamentin e Ukrainës, Verkhovna Rada, në nëntor 2014. Ndërsa ishte një moment historik politik për Ukrainën, gratë gjithsesi përbënin vetëm 11 % të parlamentit. Por ata ishin të gjitha luftëtare të vërteta dhe disa prej tyre ishin gratë më të guximshme që kam takuar ndonjëherë. Ata udhehiqeshin nga një vizion për një Ukrainë transparente, të përgjegjshme, te mire-qeverissu dhe më të begatë. Angazhimi i tyre për të bërë reformat e duhura ishte kyç për një sërë reformash pozitive ne vend, sidomos ne sistemin e sigurise dhe të mbrojtjes.

Numri i grave në parlament u rrit ndjeshëm pas zgjedhjeve të vitit 2019, duke shkuar në 20%, duke demonstruar rolin e tyre më të madh politik në çështjet e Ukrainës. Gratë kanë qenë gjithashtu thelbesore për të luftuar agresionin rus që nga viti 2014. Ato përbëjnë tani 20% të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe sipas një ligji të ri, atyre u sigurohen të drejta të barabarta me burrat për të shërbyer në pozicione luftarake por dhe për të perfitime promovime si koleget e tyre. Shumë gra shërbejnë gjithashtu në agjencitë e zbatimit të ligjit duke demonstruar përkushtim dhe ekspertizë të forte. Me administratën e Presidentit Zelensky, ka pasur një rritje cilësore të numrit të grave në poste ministrore të nivelit të lartë. Barazia gjinore ka qenë një nga objektivat aspiruese që nga Revolucioni i Dinjitetit, megjithate me shume duhej bërë për të fuqizuar gratë ekonomikisht, socialisht dhe politikisht.

Konflikti i përgjakshëm në Ukrainën lindore, ka krijuar emigracion te brenshem, me më shumë se 2 milionë persona të zhvendosur brenda vendit, dhe ka ndikuar në mënyrë disproporcionale tek gratë, por ato nuk e kanë humbur vullnetin për të luftuar. Unë nuk mund as të imagjinoj pasojat e ndikimit të luftës frontale, që jemi aktualisht dëshmitarë. Deri ne kete moment me shume se 1 milion refugjate (kryesisht gra dhe femije) jane larguar nga Ukraina, dhe miliona te tjere jane ne proces zhvendosje, brenda dhe jashte vendit.

Në dekadën e fundit, nderkombetarisht ka pasur një vlerësim në rritje për rolin e grave në proceset e demokratizuese. Edhe Politizimi i memësisë që “shndërron nevojat që lidhen me fëmijët në kërkesa politike dhe në këtë mënyrë nxit veprimin politik”, është një argument i ri në literaturën e demokratizimit.

Kjo është ajo që ne po shohim në Ukrainë. Ndryshime të jashtëzakonshme po nxiten nga gra të guximshme te cilat po kontribuojnë si të barabarta për të ardhmen e vendit. Legjislacioni i ri i miratuar nga parlamenti në janar 2022 lejon që gratë të regjistrohen dhe të shërbejnë në Forcat e Mbrojtjes Territoriale. Edhe pse nje ligh shumë i debatuar publikisht, ky është një zhvillim pozitiv që do të ndryshojë mentalitetin, do të ndryshojë normat tradicionale gjinore duke njohur dhe vlerësuar se gratë janë qendrore për çështjen kombëtare. Disa deputete te reja (dhe mike shume te mira) që luftuan fort per te promovuar legjislacionin për Forcat e Mbrojtjes Territoriale, jane duke shërbyer tashmë vetë në vijën e parë te luftes.

Shoqëria civile ukrainase ka qenë një nga shtytësit kryesorë për zhvillimet demokratike në Ukrainë. Vetëm pak ditë më parë, liderët e shoqërisë civile atje nënshkruan Deklaratën e Kievit, duke kërkuar mbështetje ndërkombëtare teksa po bombardoheshin nga raketat ruse. Duke zgjedhur lirinë dhe demokracinë mbi autoritarizmin, vlen të theksohet se pothuajse 50% e 94 nënshkruesve janë gra.

Kjo krizë është përtej cdo imagjinate dhe katastrofike në pasoja. Por ajo që është e pashmangshme është roli i paçmuar që gratë kanë luajtur në drejtimin dhe mbështetjen e pergjiigjes se forte ukrainase duke marrë armët, mikrofonat, duke mbështetur përpjekjet e luftës, duke siguruar familjet e tyre dhe duke marrë përgjegjësinë për fëmijët ndërsa kërkojnë strehim në vendet fqinje. Pjesëmarrja dhe udhëheqja e tyre jane frymëzuese.

Institucionet ndërkombëtare, nga Kombet e Bashkuara, NATO apo Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) duhet t’i kushtojnë vëmendje shumë më të madhe kësaj krize tragjike humanitare me një lente të veçantë se si kjo lyfte po prek gratë. Degjimi i zërit të tyre është një imperativ strategjik. Gratë udhëheqëse në qeveri dhe shoqërinë civile duhet të jenë ne qendrore jo vetem zgjidhjen e këtij konflikti te tmerrshem, por edhe ne rindërtimin e nje Ukraine te lire dhe demokratike kur ky konflikt i gjakshem te perfundoje.

*Dr. Valbona Zeneli është drejtore e Departamentit të Iniciativave Strategjike në Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë, “George C. Marshall”, si edhe studiuese vizitore në Institutin për Shkenca Humane (IWM) në Vienë. Pikëpamjet e shprehura janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e qeverisë së SHBA-së, Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së ose ndonjë prej institucioneve të saj.

Please follow and like us: