Albspirit

Media/News/Publishing

Zv/Kryeministri: Partia në RMV që përshëndeti agresionin rus

Maqedonia e Veriut miratoi këtë të enjte deklaratën që dënon agresionin rus në Ukrainë. Por Zv/Kryeministri Artan Grubi për Opinion tha se kundër kishin qenë dy parti, njëra e cila është degë e partisë së Vladimir Putin dhe tjetër, Levica.

Madje kjo e fundit tha Grubi e përshëndeti agresionin rus dhe e krahasoi më ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

“Në Maqedoni zyrtarisht Partia e Putin ka degën e vetë me emërtim të njëjtë, flamur, logo dhe funksionon zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut dhe një parti tjetër parlamentare Levica, e cila e përshëndeti agresionin rus dhe u rreshtua prapa politikave të Putin. E krahasoi me intervenimin e NATO-s në Kosovë, duke thënë e deshët një Kosovë tani fituat edhe dy Kosova në Ukrainë, nëse mbrohet edhe Krimea bëhen tre Kosova bashkë me Luhansk dhe Donetsk”.

Please follow and like us: