Artisti gjakovar krijon mozaikun me presidentin ukrainas
Me fara të misrit e grurit, artisti nga Gjakova Alkent Pozhegu e punoi mozaikun e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.
Për Pozhegun, ky mozaik shpreh mbështetje ndaj ukrainasve të cilët janë në luftë. 45 vjeçari i cili këtë talent e zotëron nga fëmijëria, e theu tri herë rekordin botëror Guinness me punime të tilla me fara dhe fruta. Për T7, ai ka treguar se sa kohë i mori krijimi i mozaikut të Zelenskyt. Pozhegu thotë shpesh herë është vështirë të gjejë fara të përshtatshme me portretet që dëshiron të punojë. Portreti i Zelenskyt i realizuar nga artisti kosovar Pozhegu, u shpërnda nëpër mediat më të mëdha ndërkombëtare.
Please follow and like us: