Albspirit

Media/News/Publishing

Legjionarët e huaj që luftojnë për Ukrainën kundër Rusisë

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nxitur një numër të madh personash nga shtete të ndryshme, për t’iu bashkuar luftimeve krah Ukrainës. Edhe pse Rusia akuzon se kundër saj po përdoren mercenarë të paguar – sipas Putinit edhe persona nga Shqipëria e Kosova – Ukraina vijon t’u bëjë thirrje shtetasve të huaj që të shkojnë në ndihmë të tyre.

Në pamjet e shpërndara nga Forcat e Armatosura të Ukrainës të hënën, prezantohen disa prej këtyre vullnetarëve, njëri nga Meksika dhe tjetri nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët shihen teksa janë dërguar në vijën e parë të luftës në zonën përreth Kievit.

“Po luftoj për demokracinë, sepse ajo është e paçmueshme. Një njeri i vetëm nuk mund të vendosë që një shtet nuk duhet të ketë demokraci”, thotë vullnetari britanik, me nofkën e luftës “Static”.

“Trupat ruse po luftojnë për para, për idetë e disa të çmendurve”, thotë Dima, ish-ushtarak ukrainas, i rikthyer në shërbim për të luftuar. “Ne jemi në shtëpinë tonë, po mbrojmë shtëpinë tonë, fëmijët tanë, prindërit tanë. Nuk kemi ku të shkojmë”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha javën e kaluar se thirrjes së vendit të tij për vullnetare i ishin përgjigjur 16 mijë vetë, ndërsa një zyrtar tha të dielën se kjo shifër kishte shkuar në 20 mijë.

Please follow and like us: