Albspirit

Media/News/Publishing

Mediat angleze: Putini, i sëmurë rëndë nga kanceri i zorrëve, s’ka shërim as nga konspiracionistët dhe as nga mjekët popullorë

Sipas raporteve të inteligjencës nga Pentagoni dhe në Ukrainë, Vladimir Putin po vdes në agoni nga kanceri i zorrëve. Besohet se “fytyra e tij e fryrë” është një shenjë se ai po merr ilaçe. Shprehia e tij e fytyrës pa një buzëqeshje tregon se ai është në dhimbje të vazhdueshme, thonë burimet amerikane. Rrjedhimisht kjo e ka bërë atë më agresiv dhe ai po e sulmon Ukrainën pasi e di që do të vdesë dhe dëshiron të lërë një trashëgimi, shprehen të njëjtat burime. Një ish-oficer i inteligjencës ushtarake që tani punon në Pentagon tha se analistët kanë  Putinin, i cili është në moshën 69 vjeç dhe besojnë se ai është i sëmurë rëndë. “Në të kaluarën e kemi parë të buzëqeshë, por në vitin 2022 ka pak foto ku ai duket i lumtur. “Vështrimi i tij na bën të dyshojmë se ai ka dhimbje dhe njerëzit tanë sugjerojnë se shikimi i tij i zemëruar katë ngjarë të ketë ardh si rezultat i sëmundjes së tij. “- kanë thënë burimet, informon Dailystar. Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës të enjten, më 24 shkurt. Kjo ngjarje ka vënë në mejtime të thella konspiracionistët (dhe moderatorët e shkarë që i ftojnë në ekrabe televizive) si dhe mjekët popullorë të filmit të famshëm të regjizorit shkodran, Arjan Çuliqi që ka si aktor kryesor Sejfulla Myftarin.

Please follow and like us: