Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur i Partizanit dhe Vllaznisë
Zija Hallumi, ish-sulmuesi i njohur i Partizanit dhe Vllaznisë, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 85-vjeçare. Hallumi, përveç golave të tij të shumtë njihej dhe për buzëqeshjen e veçantë qa u dhuronte tifozëve në vitet 1950-60. Ai ishte një ndër emrat që ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar. I dalë nga moshat e shkodranëve, në vitet e para të karrierës Hallumi ishte pjesë e Vllaznisë, ndërsa gjatë shërbimit ushtarak nga 1956-1958 ka qenë pjesë e Partizanit. Pas këtyre viteve, sulmuesi u bashkua sërish me Vllazninë në vendlindje, deri në vitin 1963, ku spikati me lojën dhe golat e tij.
Please follow and like us: