Albspirit

Media/News/Publishing

Pranë ambasadave Rusi-Serbi-Kosovë, Shqipëria bëhet me rrugën “Ukraina e Lirë”

Zëvendësministrja e Brendshme e Shqipërisë, Romina Kuko, njëherësh kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka thënë se të hënën, 7 mars, Këshilli i Tiranës ka votuar në të mirë të emërtimit të një rruge në Tiranë, “Ukraina e Lirë”. Në këtë rrugë, sipas saj, gjenden ambasadat e Ukrainës, Kosovës, Serbisë dhe Rusisë.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Please follow and like us: