Duda Balje dhuron proteza për gratë që janë të prekura me kancerin e gjirit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka dhuruar sot proteza silikoni grave që janë të prekura me kancer në Klinikën e Onkologjisë. Kjo për nder të festës së 8 Marsit, shkruan Gazeta Express
Ajo në emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se gratë në Kosovë që vuajnë nga kanceri u mungojnë këto proteza. “Unë sot kam pasur disa momente shumë të rëndësishme jo vetëm në karrierë dhe në jetë. Pas vizitave që kam bërë shumë herë në Repartin e Onkologjisë edhe kur kemi dizajnuare amendamentin për blerjen e aparatit, kur kemi votuar për buxhetin, për këtë moment unë shumë herë kam vizatuar repartin e Onkologjisë dhe kam parë shumë ta që prej kur e kanë amputuar gjirin nuk i kanë pasur këto proteza”, tha ajo. Më tutje Balje tha se mjekët në Klinikën e Onkologjisë kanë thënë që më së shumti kanë mungesa të këtyre protezave. “Pas bisedimeve me doktorët kam kuptuar që vështirësitë që i kanë ata, është se nuk i kanë këto proteza. Kam vendosur që për 8 Mars me dhuru 47 proteza për gratë që nuk i kanë pasur”, tha ajo.