Albspirit

Media/News/Publishing

Putin shtrëngo rrypin/SHBA ndalon importet e naftës nga Rusia

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mori vendim të martën për të ndaluar importet e naftës ruse, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Përkundër frikës për rritje të çmimeve të gazit, vendimi i tij është mbështetur paraprakisht nga politikanët tjerë në SHBA. Megjithatë, ai pritet të mbetet i njëanshëm, i papasuar nga aleatët evropianë, të cilët janë shumë më të varur nga gazi dhe nafta ruse. Rusia paralajmëroi më herët se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit në Gjermani, nëse Perëndimi ndalon naftën ruse. BE-ja merr rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës së saj nga Rusia dhe nuk ka zëvendësues të lehtë të tyre, nëse furnizimet ndërpriten. Për krahasim, rreth 8 për qind e importeve amerikane të naftës janë nga Rusia. SHBA-ja nuk importon gaz natyror nga ky vend. Moska është eksportuesja e tretë më e madhe e naftës dhe çdo vendim për sanksione pritet ta dëmtojë ekonominë e saj.

Please follow and like us: