Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy sërish ka folur për rezistencën dhe guximin e popullit ukrainas për ta mbrojtur vendin nga agresioni rus. Nga çka thotë se edhe vet ai do të qëndrojë në Kiev dhe nuk do ta dorëzojë qytetin, komunitetin e Ukrainën duke theksuar se nuk ka frikë nga askush.

Nëpërmjet një video-mesazhi Zelensky tha se do të këmbëngulin për negociata derisa të gjejnë një mënyrë për t’i thënë popullit ukrainas “Kështu do të arrijmë paqen”.

Mëngjesin e 24 shkurtit, Ukraina u sulmua nga Rusia.

Deklarata e plotë e presidentit ukrainas:

E hënë. Mbrëmje. E dini, ne zakonisht themi: E hëna është një ditë e vështirë. Ka luftë në vend. Pra çdo ditë është e hënë.

Dhe tani jemi mësuar me faktin që çdo ditë dhe çdo netë janë të tilla.

Sot është mbrëmja e 12-të e luftës sonë. Mbrojtja jonë.

Të gjithë jemi në terren, të gjithë jemi duke punuar.

Të gjithë janë aty ku duhet të jenë. Unë jam në Kiev. Ekipi im është me mua. Mbrojtja territoriale është në terren. Ushtarët janë në pozicione. Heronjtë tanë! Mjekë, shpëtues, transportues, diplomatë, gazetarë…

Të gjithë. Të gjithë jemi në luftë. Të gjithë kontribuojmë në fitoren tonë, e cila patjetër do të arrihet. Me forcën e armëve dhe ushtrinë tonë. Me forcën e fjalës dhe diplomacinë tonë. Me forcën e shpirtit, që e ka i pari, i dyti dhe secili prej nesh.

“Hidhini një sy vendit tonë sot.

Chaplynka, Melitopol, Tokmak, Novotroitske dhe Kherson, Starobilsk, Kudo njerëzit u mbrojtën, megjithëse nuk patën armë atje.

Ata kanë guxim. Dinjitet. Prandaj kane aftësia për të dalë dhe për të thënë: Unë jam këtu, është e imja dhe nuk do ta dorëzoj qytetin im. Komunitetin im. Ukrainën time.

Çdo burrë dhe grua ukrainase që protestoi kundër pushtuesve dje, sot dhe do të protestojë nesër janë heronj.

Ne qëndrojmë në sheshe dhe rrugë me ju. Nuk kemi frikë me ju kur pushtuesit hapin zjarr dhe përpiqen të largojnë të gjithë.

JU nuk tërhiqeni.

NE nuk tërhiqemi.

Dhe ai që përsëriti: “Ne jemi një popull” – sigurisht që nuk e priste një reagim kaq të fuqishëm.

Në jug të vendit tonë është shpalosur një lëvizje e tillë kombëtare, një manifestim kaq i fuqishëm ukrainas që nuk e kemi parë kurrë në rrugët dhe sheshet atje. Dhe për Rusinë është si një makth.

Ata harruan se ne nuk kemi frikë nga makinat e ushtrisë dhe shkopinjtë. Ne nuk kemi frikë nga tanket dhe mitralozat, kur e vërteta është në anën tonë siç është tani.

Mariupol dhe Kharkiv, Chernihiv dhe Sumy. Odesa dhe Kievi. Mykolaiv. Zhytomyr dhe Korosten. Ovruç. Dhe shumë qytete të tjera.

Ne e dimë se urrejtja që armiku solli në qytetet tona me granatime dhe bombardime nuk do të mbetet atje. Nuk do të ketë asnjë gjurmë prej saj. Urrejtja nuk ka të bëjë me ne. Prandaj, nuk do të ketë asnjë gjurmë të armikut. Ne do të rindërtojmë gjithçka. Ne do t’i bëjmë qytetet tona të shkatërruara nga pushtuesi më mirë se çdo qytet në Rusi.

Enerhodar, Çornobil e vende të tjera ku barbarët thjesht nuk e kuptojnë ÇFARË duan të kapin. ÇFARË duan të kontrollojnë. Puna juaj, e palodhur në objekte kritike është një akt heroik i vërtetë. Ne jemi sinqerisht mirënjohës për të.

Ushtria ukrainase mban pozicione. I shkakton armikut humbje jashtëzakonisht të dhimbshme. Mbron. Kundërsulmon. Nëse është e nevojshme – mund të hakmerret. Domosdoshmërisht. Për çdo të keqe. Për çdo raketë dhe bombë. Për çdo objekt civil të shkatërruar.

Sot në Makariv, rajoni i Kievit, ata qëlluan në fabrikën e vjetër të bukës. Për çfarë? Mendoni! Të qëllohet në fabrikën e bukës.

Kush duhet të jeni për ta bërë këtë?

Ose për të shkatërruar një kishë tjetër – në rajonin e Zhytomyr. Kisha e Lindjes së Virgjëreshës së Bekuar e ndërtuar në vitin 1862.

Këta nuk janë njerëz.

Kishte një marrëveshje për korridoret humanitare.

A funksionoi? Në vend të kësaj funksionuan tanket ruse. Ata madje minuan rrugën, e cila u ra dakord të transportonte ushqim dhe ilaçe për njerëzit dhe fëmijët në Mariupol.

Ata madje shkatërrojnë autobusët që duhet të nxjerrin njerëzit jashtë. Por, në të njëjtën kohë, ata po hapin një korridor të vogël drejt territorit të pushtuar. Për disa dhjetëra njerëz. Jo aq shumë për Rusinë, sa për propagandë. Direkt në kamerat e tyre televizive. Thjesht cinizëm. Thjesht propagandë. Asgjë me shume. Asgjë humanitare.

Raundi i tretë i negociatave u zhvillua sot në Bjellorusi. Unë do të doja të thoja – e treta dhe e fundit, por ne jemi realistë. Ne do të flasim prapë. Ne do të këmbëngulim për negociata derisa të gjejmë një mënyrë për t’i thënë popullit tonë: Kështu do të arrijmë paqen.

Pikërisht paqen.

Duhet të kuptojmë se çdo ditë lufte, çdo ditë rezistencë na krijon kushte më të mira. Pozicioni i fortë për të garantuar të ardhmen tonë. Në paqe, pas kësaj lufte.

Përveç njerëzve të vdekur dhe qyteteve të shkatërruara, lufta shkatërron aspiratat që dikur dukeshin shumë të rëndësishme, por tani … As që i përmendim.

Pothuajse tre vjet më parë, sapo u zhvilluan zgjedhjet, ne hymë në këtë ndërtesë, në këtë zyrë dhe filluam menjëherë të planifikojmë lëvizjen tonë.

Kam ëndërruar të lëviz nga Bankova. Së bashku me qeverinë dhe parlamentin. Për tu zhvendosur në qendrën e Kievit – për të kaluar në një zyrë moderne, transparente – siç i ka hije një vendi progresiv demokratik evropian.

Tani do të them një gjë: Qëndroj këtu.

Unë qëndroj në Kiev.

Në rrugën Bankova.

Nuk po fshihem.

Dhe nuk kam frikë nga askush.

Aq sa duhet për të fituar Luftën tonë Patriotike.

Sot nënshkrova një dekret për t’i dhënë medalje shtetëtore të Ukrainës 96 heronjve ukrainas – të ushtrisë tonë.

Mirënjohja jonë për Forcat e Armatosura të Ukrainës!

Mirënjohja jonë është e pakufishme.

Lavdi Ukrainës!