Bunkeri në qytetin nëntokësor ku fshihet familja e Putinit
Sipas një profesori rus, Vladimir Putin ka fshehur anëtarët e familjes së tij në një ‘qytet nëntokësor’. Bunkeri luksoz i teknologjisë së lartë ndodhet në malet Altai dhe është projektuar për mbrojtje në rast lufte bërthamore, tha shkencëtari politik Valery Solovey, 61 vjeç .Pretendimi vjen pasi Rusia po godet Kievin dhe Kharkivin me raketa vdekjeprurëse që çojnë në akuza se Putini po kryen krime lufte duke goditur civilët e pafajshëm me “bomba vakum”. Bunkeri luksoz i teknologjisë së lartë ndodhet në malet Altai dhe është projektuar për mbrojtje në rast lufte bërthamore, tha shkencëtari politik Valery Solovey, 61 vjeç. Pretendimi vjen pasi Rusia po godet Kievin dhe Kharkivin me raketa vdekjeprurëse që çojnë në akuza se Putini po kryen krime lufte duke goditur civilët e pafajshëm me “bomba vakum”. “Në fundjavë, familja e Presidentit Putin u evakuua në një bunker special të përgatitur në rast lufte bërthamore”, tha profesori. Ky bunker ndodhet në Altai. Në fakt, nuk është një bunker, por një qytet i tërë nëntokësor, i pajisur me shkencën dhe teknologjinë më të fundit”. Ai nuk i identifikoi anëtarët e familjes së Putinit, por më parë ka pretenduar se gjimnastja ritmike fituese e Arit Olimpik, Alina Kabaeva, 38 vjeçe, është bashkëshortja e tij sekrete. “Kjo është familja e tij e vërtetë dhe Alina është e aftë të ndikojë në vendimet e tij”, tha ai vitin e kaluar.