Albspirit

Media/News/Publishing

Eliot A. Cohen: Si mund të fitojë Perëndimi kundër Rusisë?

Në fillim u shfaq tronditja: Imazhet e raketave dhe predhave të artilerisë që përplaseshin mbi godinat e banimit, helikopterë në flakëmijëra refugjatëve që kalonin përtej kufirit, një president i sfilitur dhe i parruar që i lutej për ndihmë udhëheqësve politikë në Perëndimburra me uniformë që pozonin para tankeve dhe autoblindave të djegur, policia ruse që kontrollon celularët e qytetarëve në rrugët e Moskës për biseda disidente.

 Shqetësimi dhe zemërimi ishin reagime të natyrshme. Por ka ardhur koha të mendohet në mënyrë strategjike, duke pyetur se çfarë duhet të bëjë Perëndimi – dhe veçanërisht SHBA – në këtë krizë por dhe më gjerë. Marshalli francez Ferdinand Foch, thoshte dikur se detyra e parë është ti përgjigjemi pyetjes De quoi s’agit-il?” (Për çfarë bëhet fjalë?).
Edhe përgjigja në lidhje me luftën në Ukrainë, ashtu si me shumicën e problemeve të tjera strategjike, është më pak e drejtpërdrejtë sesa mund të mendohet. Në nivelin më bazik, një autokrat rus po punon të nënshtrojë me mjetet më brutale të mundshme një vend të lirë dhe të pavarur, pavarësinë e të cilit ai nuk e ka pranuar asnjëherë.

Por këtu ka çështje edhe më të gjera. Luftërat e tjera të epokës së pas-Luftës së Ftohtë mund të kuptohen ose interpretohen si pasojë e luftës civile dhe e lëvizjeve separatiste, apo e kundërpërgjigjeve të vogla ndaj agresionit. Por jo sulmi rus në Ukrainë. Ky sulm ishte i paprovokuar, i pakufizuar në objektivat e tij, dhe i pakufizuar në mjetet që po përdor. Prandaj, është një sulm jo vetëm ndaj atij vendi, por ndaj të gjitha normave ndërkombëtare.Në rrezik është i gjithë rendi botëror. Putin nuk e ka fshehur kundërshtimin e tij të fortë ndaj NATO-s dhe pavarësisë së ish-republikave sovjetike. Dhe duhet pritur që pas Ukrainës, ai do të tento diçka të ngjashme (edhe pse me më pak intensitet) në shtetet baltike.

Ai ka rikthyer luftën në formën e saj më të ashpër në një kontinent, që ka lulëzuar kryesisht në mungesë të tij për gati 3 breza. Dhe lufta e tij përbën një kërcënim edhe për integritetin dhe vetëbesimin e demokracive liberale të botës. Pra ajo çka po luhet është shumë e madhe, dhe bashkë me  edhe rreziqet.

E megjithatë ka një lajm të mirë në solidaritetin dhe vendosmërinë e jashtëzakonshme të demokracive liberale, në Evropë dhe jashtë saj. Roli që po luan Australia dhe Japonia në përgjigjen ndaj pushtimit rus, nuk është më pak i rëndësishëm se ai Britanisë apo Francës. Në këtë aspekt, Ukraina e vitit 2022, nuk është Çekosllovakia e vitit 1938. Jo vetëm sepse po lufton fort kundër pushtuesit, por sepse demokracitë janë me të, materialisht dhe moralishtPo ashtu dallimi këtë herë është se agresori nuk është ekonomia më e përparuar e Evropës, por një nga më të dobëtat.

Ushtria e saj nuk është si Wehrmacht-i tejet efektiv, por një turmë burrash të keq-udhëhequr, gjysmë kompetentëedhe pse të mirë-armatosur, më  përshtatshme dhe të prirur për të masakruar civilët, sesa për një luftë kundër një ushtrie profesioniste të një vendi perëndimor.

Dështimi i Rusisë për të dominuar hapësirën ajrore ukrainase, kolonat e saj të blinduara të bllokuara, tanket e saj nën flakë, janë dëshmi e dobësisë  ushtrisë ruse. Në këto kushte, koalicioni i shteteve liberal-demokratike, kryesisht evropiane, i udhëhequr nga SHBA-jaduhet të ketë tre objektiva.

Synimi më i dukshëm i strategjisë perëndimore është çlirimi i Ukrainës, rivendosja e qeverisë dhe institucioneve të saj të lira, rindërtimi i ekonomisë, dhe garantimi i pavarësisë së saj,duke e vendosur atë në një pozicion sigurt, dhe duke qenë e mirë-armatosur kundër një sulmi të ngjashëm në të ardhmen.

Kjo do të përfshijë një ankorim të këtij vendi në Bashkimin Evropian. Tek e fundit, kjo mund të përfshijë edhe hyrjen e saj në NATO, aleancë që ka shpëtuar shumë nga fqinjët e saj nga një fat i ngjashëm. Por që të ndodhë kjo, duhet të ndodhë më parë mposhtja në terren e trupave ruse.

Por objektivat përballë Rusisë, duhet të shkojnë përtej kësaj. Në mënyrë ideale, ky konflikt do të përfundojë me rrëzimin nga pushteti të Vladimir Putin, njeriun që mban përgjegjësi të veçantë për  luftë, jo vetëm moralisht, por edhe politikisht. Rënia e tij mund të ndodhë si rezultat i pakënaqësisë së elitës, e cila çon në një grusht shteti, apo nga trazirat popullore masive.

Megjithatë, asnjë rezultat nuk mund të parashikohet, dhe për momentin, asnjë nga këta skenarë nuk duket i afërt. Për më tepër, ndonëse disidentët rusë kanë treguar një guxim tëjashtëzakonshëm, regjimi po shfrytëzon me mjeshtëri ksenofobinë dhe shovinizmin përmes kontrollit të plotë të mediave ruse.

Në këtë aspekt, Rusia është në shumë aspekte një shtet fashist funksional, duke kontrolluar një ideologji nacionaliste, në shërbim të një lideri të plotfuqishëm. Për këtë arsye, dhe duke përjashtuar një revolucion të ri rus, objektivi i Perëndimit duhet të jetë dobësimi i madh i Rusisë nga kjo luftëqë ajo të jetë e paaftë në të ardhmen për të përsëritur një sulm të ngjashëme izoluar dhe e përçarë brenda vendit, deri në pikën  një autokrat i plakur të bjerë nga pushteti.

Por nuk mjafton vetëm vënia në shënjestër e Putinit. Kina po vëzhgon me vëmendje pushtimin e Ukrainës. Po ashtu edhe Irani dhe regjimet më pak autoritare, po vlerësojnë nëse mundësi të tilla janë të disponueshme për ta, apo janë tepër të rrezikshme për tndërmarrë.

Me sukseset që do të arrijnë fuqitë perëndimore, duhet tdetyrojnë ato të arrijnë në përfundimin, se diçka e tillë bart shumë rreziqe. Në këtë aspekt strategjia perëndimore duhet të mbështetet në 3 shtylla kryesore:mbështetje e fuqishme ushtarake për forcat e rregullta dhe të parregullta ukrainase; për sanksionet që do të dëmtojnë ekonominë ruse; dhe së treti për ndërtimin e një aleance evropiane të fuqishme ushtarakisht, që mund të sigurojë kufirin me Rusinë për sa kohë që ky vend do të vazhdojë të mbetet një kërcënim.

Armatimi i Ukrainës, që tashmë ka filluar, është një detyrim moral. Kur njerëzit janë të gatshëm të luftojnë për lirinë e tyre kundër një armiku, metodat dhe synimet e të cilit janë qartësisht kaq shumë të liga, Perëndimi e ka për detyrë t’i mbështetëNjë imperativ strategjik, që synon të pengojë ushtrinë ruse dhe të dobësojë pozicionin e Putinit.

Mbështetja për ushtrinë ukrainase, edhe nëse bien qytetet ukrainase, për kryengritjen e vazhdueshme, ka perspektivën të garantojë në fund një sukses të jashtëzakonshëm. Një vend më i madh në madhësi se sa Franca, me shumë zona urbaneme pyje, dhe në perëndim memale, me qindra mijëra burra dhe gra të armatosura, dhe me ndihmën e mijëra luftëtarëve të huaj, është praktikisht i pamposhtur nëse armatoset si duhet.

Këtë e tregon edhe historia e pushtimit sovjetik të Afganistanit në vitet 1980, ku ndihma nga CIA amerikane, bëri që muxhahedinët të mposhtnin një superfuqi globale. Carl von Clausewitz thoshte dikur se përdorimi maksimal i forcës, nuk është aspak i papajtueshëm me përdorimin e njëkohshëm të intelektit. Kjo vlen për Ukrainën.

Vladimir Putin ka vetëm një avantazh. Si oficer i KGB-së ai ka mësuar të lua blofin me armiqtë e tij, qofshin ta disidentë apo fuqi të huaja. Frika është arma kryesore e Moskës,dhe udhëheqësit rusë janë të aftë në përdorimin e saj.

Por frika është gjithashtu e ndjeshme ndaj ilaçit”, që po përdoret sot nga ukrainasit dhe nga shumë të tjerë në të kaluarën. Siç tha dikur Churchill, guximi është virtyti që bën të mundur të gjitha virtytet e tjera. Pa guxim, Perëndimi nuk mund të ketë sukses, por me të nuk mund të dështojë.

Shënim: Eliot A.Cohen, është profesor në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, SHBA. Në vitet 20072009, ka qenë Këshilltar i Departamentit të Shtetit.

Please follow and like us: