Albspirit

Media/News/Publishing

Ermira Babamusta, Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos

Ilir Berisha
8 marsi festohet çdo vit si dita ndërkombëtare e gruas. Me 8 mars 2005 Instituti i Paqes Kessel (Kessel Peace Institute) nderoi Ermira Babamustën me çmimin “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos” (International Woman of Courage Award). Instituti nderoi Ermirën si një nga gratë e jashtëzakonshme për kontributin e saj për paqe, promovim të drejtave të gruas dhe vlerave kulturore për ShBA-në, Shqipërinë dhe Kosovën. Për këto tema, Ermira Babamusta është angazhuar duke dhënë leksione të ndryshme, seminare për publikun amerikan, prezantime kulturore dhe ka trajnuar diplomatë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kulturës në Angli në përgaditje për shërbim në Kosovë. Momentalisht Ermira po përfundon punimin shkencor të doktoraturës (dega shkenca politike) në lidhje me çështjen politike dhe diplomatike të Kosovës.
Instituti i Paqes Kessel është themeluar nga Abbas Kessel, aktivist i paqes dhe profesor i shkencave politike në universitetin “Minnesota State University”, ku Ermira ka përfunduar masterin e parë. Ermira Babamusta ka mbaruar dy mastera në Shkenca Politike dhe Administrim Publik, si dhe programin e avancuar “Diplomacia e OKB”, ku dhe ka punuar për departamentin e paqes të OKB-së në New York.
“I uroj të gjitha grave dhe nënave gëzuar 8 marsin! Me këtë rast falenderoj mamin tim (Suzana) që e dua dhe respektoj për mirësinë dhe fisnikërinë e saj. Jam krenare që shqiptarët, sidmos gratë shqiptare kanë nderuar kombin nëpër botë me arritjet dhe sukseset e tyre, duke portretizuar një figurë të fuqishme. Gratë kanë përparuar në shumë fusha që nga politika e deri tek familja duke forcuar traditat familjare dhe shqiptare. Do vazhdoj të përdoror zërin tim për çështjen shqiptare, paqe dhe diplomaci në botë”, tha Ermira Babamusta.
8 Mars 2005.
Please follow and like us: