Gjysma e popullsisë së Kievit është larguar
Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko ka thënë se mbi 2 milionë banorë janë larguar nga Kievi.
Forcat ruse kanë arritur në skajin veri-lindor të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, në kulmin e betejave të rënda për kontrollin e autostradës kryesore që shpie për në Kiev.
Klitschko, ka thënë se për shkak të luftimeve rreth dy milionë njerëz janë larguar nga kryeqyteti ukrainas, përderisa forcat ruse përparojnë në qytet.
“Nga informacionet tona, një në dy banorë të Kievit është larguar nga qyteti”, tha Klitschko për mediat ukrainase.
Please follow and like us: