Albspirit

Media/News/Publishing

Morawiecki: Ushtria ruse po kryen krime lufte në Ukrainë

Ushtria ruse kryen rregullisht krime lufte në Ukrainë dhe Polonia do të sigurojë prova, deklaroi kryeministri polak Mateusz Morawiecki, gjatë një takimi në Vjenë me kancelarin austriak Karl Nehammer.

“Rusia ka sulmuar qytetet dhe fshatrat e Ukrainës me forcë të plotë, të cilat, sot, shihen si një kryerje e krimeve të luftës”, shtoi Morawiecki.

Kryeministri përsëriti gjithashtu se çdo vendim për t’i dhënë avionë luftarakë Ukrainës duhet të merret në nivelin e NATO-s.

Polonia, në një lëvizje që me sa duket e kapi SHBA-në në befasi, tha se do të zhvendoste avionët e saj të vjetër MiG 29 në një bazë të forcave ajrore të SHBA-së në Gjermani, ku ata do të viheshin në dispozicion të qeverisë amerikane dhe më pas, ndoshta do i jepeshin Ukrainës.

Morawiecki përsëriti gjithashtu thirrjet për sanksione të rënda kundër Rusisë dhe se, para së gjithash, “ne duhet të shkurtojmë burimin e parave të oligarkëve të naftës dhe gazit dhe mallrat që ata eksportojnë”./atsh

Please follow and like us: