Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: SI DO TË MUND…?

Si do të mund të jetojë bota pa ty,
të mos jetë fqinj i ferrit, dhe as i parajsës.
Thjesht, një muzg kotësish e harresash gri,
mbështjellë nga frikërat e pikta të natës?

 

Si do të mund të marrë frymë bota pa ty,
të mos dridhet muzika në venat e gjakut.
As vuajtje e pamposhtur, gjer në thellësi,
shpirt prej shpirtit të lirë të zezakut.

 

Si do të mund ta sjellë bota paqen pa ty,
prej kaosit moskuptues si gërmat cirilike,
Ndërgjegjet dhe faljet si do të gjejnë qetësi,
nga mohimi i emocioneve hebraike?
Si do të mund të jetojë bota pa ty,
apokalips, pa dimër – verë, boshësi lineare,
Pa rrëmbime malli, vjeshtë e pjellori,
pa misterin që ndez dhe i shuan zjarret…?
Si do të mund të jetojë bota pa ty…
Si do të mund?

Please follow and like us: