Albspirit

Media/News/Publishing

Sanksionet në Rusi, si vdekja në një mijë prerje

Përgjigja europiane dhe amerikane ndaj pushtimit rus të Ukrainës ka sjellë në vëmendje përdorimin e instrumenteve të tjerë bankare për të mbijetuar, në një treg të sanksinuar, nga pothuajse e gjithë bota. Një numër i caktuar bankash ruse u hiqen nga SWIFT. Kjo bllokoi në mënyrë efektive eksportet dhe importet ruse.

A është Rusia e përgatitur për të përballuar shkëputjen nga sistemet perëndimore të pagesave?

Thirrjet për të përjashtuar Rusinë nga SWIFT nuk janë të reja. Në gusht 2014, Mbretëria e Bashkuar, u bëri thirrje liderëve evropianë që të shqyrtojnë një opsion të tillë. Atëherë, ndërprerja e Rusisë nga SWIFT, u konsiderua si një përshkallëzim i madh, i barabartë me “një shpallje lufte” dhe një “opsion bërthamor”.

Sakaq, Moska ka ndërmarrë hapa për të siguruar sistemin e saj financiar të brendshëm. Rasti i Iranit, shërbeu si një përrallë paralajmëruese: pasi bankat iraniane u shkëputën nga SWIFT, vendi humbi pothuajse gjysmën e të ardhurave të tij nga eksporti i naftës dhe 30 për qind të tregtisë së jashtme.

Rusia është shumë e varur nga SWIFT për shkak të eksporteve të saj, shumë miliardashe të hidrokarbureve. Ndërprerja do të shkaktonte paqëndrueshmëri të monedhës dhe dalje masive të kapitalit.

Rusët tani thonë se të gjitha transaksionet e brendshme mund të kryhen përmes Sistemit Kombëtar të Kartës së Pagesave, i njohur si Mir (“Bota”), që është në pronësi të plotë të Bankës Qendrore të Rusisë dhe funksionon për përpunimin e transaksioneve me karta brenda Rusisë.

Sot funksionojnë më shumë se 73 milionë karta që përdorin sistemin Mir. Në 1 mars firmat amerikane të kartave të pagesave Visa dhe Mastercard, kanë bllokuar shumë institucione financiare ruse nga rrjeti i tyre.

Perëndimi ngriu rezervat ndërkombëtare të Rusisë, duke synuar bankën qendrore. Ekspertët nënvizuan se hiperinflacioni dhe katastrofa ekonomike janë pas qoshes. Putin ka krijuar rezervën e katërt më të madhe të valutës së huaj në botë mbi 630 miliardë dollarë. Kaq dollarë mund të mbështesin monedhën  ruse dhe t’i lejonin autoriteteve të ofrojnë likuiditet për bankat e tyre. Por jo më tani. Banka Qendrore filloi të ngrijë aktivet në të gjithë globin. Një sanksion si ky është jashtëzakonisht i rrallë.

Duke qenë se ka masa të reja që vendosen çdo ditë, nuk është e lehtë të jesh i informuar për të rejat më të fundit që lidhen me sanksionet. Kjo ngjason me formën e torturës së lashtë të njohur si “vdekja nga një mijë prerje” dhe nga ekonomia ruse tashmë ka filluar të rrjedhë shumë gjak.

Në vetëm pak ditë, rubla ka humbur një të tretën e vlerës së saj. Raportohet për radhë të gjata në ATM dhe njerëzit po hasin probleme kur përpiqen të paguajnë me kartë. Së shpejti, mund të ketë mungesa të pajisjeve elektroshtëpiake, të rrobave dhe të këpucëve që vijnë nga Perëndimi. Këto artikuj mund të fillojnë të bëhen përsëri mallra të rrallë, si në kohën e Bashkimit Sovjetik. Disa ekspertë kanë parashikuar një rënie ekonomike dyshifrore, nëse vazhdohet me trendin aktual.

/rtsh/

Please follow and like us: