Albspirit

Media/News/Publishing

20 udhëheqësit më mizorë në histori

Diktatorë, komandantë ushtrie, mbretër apo mbretëresha, presidentë, krerë totalitarë shtetesh: të gjithë kanë qenë në krye të një vendi, një mbretërie apo një perandorie dhe kanë përcjellë ferrin për qytetarët e tyre. Ata nuk ngurruan t’i drejtoheshin represionit, torturës, propagandës, vrasjes, madje edhe gjenocidit për të mbajtur pushtetin.
Mary Tudor
Mbretëreshë e Anglisë dhe Irlandës për një kohë të shkurtër (1553-1558), e cila hyri në histori si “Maria e përgjakur” për shkak të persekutimit fetar që ndërmori, duke i djegur të gjallë protestantët.
Muamar Gadafi
Diktatori libian nga viti 1969 deri në vitin 2011: ai vendosi një regjim terrori, duke izoluar Libinë për dekada nga pjesa tjetër e botës dhe duke mbrritur kulmin me varjet dhe gjymtimet e disidentëve, ndonjëherë të transmetuara direkt nga televizioni.
Sllobodan Millosheviç
I vdekur pak përpara se Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë të jepte vendimin e saj: Millosheviçi u akuzua për krime të rënda kundër njerëzimit dhe gjenocid, veçanërisht për shkak të masakrës së Srebrenicës (masakrimi i 8000 burrave dhe adoleshentëve boshnjakë) dhe luftën e masakrat në Kosovë.
Benito Musolini
Bashkëpunëtor dhe admirues i Hitlerit, nxitës i fashizmit në Itali: Il Duce përdori zgjedhjet e tij të dyshimta për të terrorizuar Italinë me racizmin dhe antisemitizmin e tij dhe për të shtypur demokracinë për dy dekada.
Ismail Enver Pasha
Emri i tij është më pak i njohur për publikun e gjerë, por trashëgimia e tij në histori është tragjikisht e famshme: Enver Pasha, ministri turk i luftës, ishte një nga përgjegjësit për gjenocidin armen, i cili shkaktoi vdekjen e 800.000 deri në 1.800.000 njerëzve nga masakrat dhe uria (1915 deri në 1916).
Idi Amin Dada
Pas përmbysjes së qeverisë së zgjedhur të Ugandës në 1971, Idi Amin Dada krijoi një regjim të vërtetë terrori që zgjati tetë vjet dhe çoi në dëbimin e 70’000 njerëzve, masakrën e 300’000 civilëve dhe kolapsin ekonomik të Ugandës.
Augusto Pinoçeti
Pinoçeti e morri pushtetin me një grusht shteti duke ardhur në krye të qeverisë kiliane në 1974: vrau dhe zhduku më shumë se 3’200 njerëz; më pas vazhdoi me torturimin e 38’000 të tjerëve si dhe burgimin e dhjetëra mijëra disidentëve politikë.
Herodi I i Madh
Nëse pasazhi në Bibël në lidhje me të është një temë debati midis historianëve (domethënë nëse ai i vrau me të vërtetë të gjithë djemtë nën moshën dy vjeç, për të penguar Jezusin të zinte vendin e tij), Herodi ishte me të vërtetë i pamëshirshëm. Nga frika e rivalitetit politik, ai vrau gruan dhe shumë nga fëmijët e tij.
Tamerlani
Luftëtar i shekullit të 14-të, Tamerlani (ose Timuri) udhëhoqi fushata të përgjakshme ushtarake, ku thuhet se kanë vdekur midis 1 milion dhe 17 milion njerëz në të gjithë Azinë Qendrore dhe Perëndimore.
Xhengis Khan
Në varësi të perceptimit, Xhengis Khani është një luftëtar dhe strateg i madh, themelues i një perandorie gjigande dhe babai i Mongolisë; por nga ana tjetër ishte një kryekomandant i pamëshirshëm, po aq mizor dhe shkatërrues, sa Tamerlani.
Vladimir Iliç Lenin
Pasi morën pushtetin në 1918, bolshevikët nisën Terrorin e Kuq në Rusi: Lenini donte të krijonte një klimë frike dhe për këtë arsye inkurajoi policinë e tij sekrete si dhe mbështetësit e tij që të ekzekutonin borgjezët; rreth 15’000 prej tyre u vranë në vetëm disa muaj.
Ivani i tmerrshëm
Cari i parë të Rusisë (1547-1584), mendonte se për të qënë mbret, duhej të ishte mizor dhe të shkaktonte dhimbje. Paranojak që nga vdekja e gruas së tij, Ivan Vasilieviçi (IV) e fitoi pseudonimin e tij duke e ashpërsuar politikën e sidomos duke vrarë djalin e tij në një çast tërbimi, pasi rrahu nusen e tij, në atë kohë shtatzënë.
Vladi III (Drakula)
Mizoria e tij krijoi personazhin e Kontit Drakula. Vladi, Princi i Vllahisë, ndoshta mund të mos ketë vrarë aq shumë sa mund të mendohet (20’000 sipas legjendës), por megjithatë, ai e fitoi këtë pseudonim duke i torturuar mizorisht armiqtë e tij politikë.
Maksimilian de Robespier
Terrori ekzistonte përpara se të vinte Terrori i Kuq, dhe ishte pikërisht Robespieri që e shpiku atë. Gjatë kësaj periudhe të errët të Revolucionit Francez, 500’000 të dyshuar u arrestuan, 20’000 deri në 30’000 civilë u pushkatuan dhe 17’000 viktima u ekzekutuan nën gijotinë, në shumicën e rasteve, pa gjyq.
Kim Jong-il
“Udhëheqësi i dashur” i Koresë së Veriut (1994-2011), një nga qeveritë më represive në planet. Rekordi i tij: më shumë se 200’000 të burgosur politikë, mungesë totale e lirisë së shtypit dhe fesë; ai krijoi një gjendje krize ushqimore që arriti kulmin në vitin 1990, me një zi të madhe buke që shkaktoi rreth 200’000 të vdekur.
Pol-Poti
Udhëheqësi i Khmerëve të Kuq në Kamboxhia, thuhet se ka vrarë rreth 1.7 milionë njerëz ose 20% të popullsisë kamboxhiane, nga viti 1976 deri në 1979. Ai ka qënë në krye të një prej diktaturave më të dhunshme që ka njohur bota.
Leopoldi II, mbreti i belgëve
Kur Belgjika pushtoi koloninë e Kongos, Leopoldi II zbuloi potencialin e industrive afrikane. Nën sundimin e tij, kongolezët vuajtën nga uria, skllavëria dhe ndonjëherë edhe gjymtimi, me të vetmen arsye që mbretëria e Belgjikës të pasurohej falë kauçukut. Shkrimtari Mark Twain e përshkroi Leopoldin II si “mbretin me 10 milionë të vdekur në ndërgjegjen e tij”.
Mao Ce Dun
Themeluesi i Republikës Popullore të Kinës, Mao Ce Duni donte që Kina të zhvillohej nga pikëpamja ekonomike. Politika e tij krijoi një uri të madhe nga viti 1959 deri në 1961, e cila shkaktoi vdekjen e 40 deri në 45 milionë kinezëve.
Josif Stalini
Në vitin 1924, pas vdekjes së Leninit, Stalini eliminoi rivalët e tij një nga një për të marrë pushtetin. Sipas historianëve, nën regjimin e tij totalitar dhe tiranik, ai ka shkaktuar vdekjen, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të 3 deri në 20 milionë njerëzve. Stalini është krijuesi famëkeq i gulagëve.
Adolf Hitleri
Si mund të përcaktohet sasia e përgjegjësisë së Hitlerit? Lufta botërore, kampet e shfarosjes, atentatet, gjenocidi i hebrenjve, uria dhe zia për mungesë të bukës, shkatërrimi i qyteteve të tëra… Fyhreri do të mbetet në histori si mishërimi i së KEQES.
Please follow and like us: