Altin Sh. Kajtazi: PRELUD
Sa vajza mbrëmë kanë puthur mistershëm
qielli i natës përhapi aromën e tyre
një burrë ndjek gjurmët e nderit
në krahë ju hodhën
më zgjedh mua bërtiti njëra
ke për t’u çmendur
ish ndez si flakët e zjarrit
ecke n’maje t’gishtërinjve më prelud
e ky shumë i zënë ka qenë tu shikua
pa kuptim qëndron pezull në ajër
e ky mërdhij nga erë e valë e trupit t’saj!
09.03.2022
Please follow and like us: