Hafize F. Elshani: Po ju shkruaj nga Republika e vajit!
Përshëndetje, po ju shkruaj nga Republika e vajit, sot kemi shënuar një rekord të ri sa i përket çmimit ku vlera e një litër vaj ka shkuar afër 4 euro; vajin me këto çmime i gjeni në marketet e kriminelëve ordinerë kundër qytetarëve.
Po ju shkruaj nga Qeveria e vajit aty ku ka shumë ligje dhe nuk zbatohet, aty ku inspeksioni del në terren, por korruptohet gjatë rrugës sepse njëri nga këta kriminelët e bizneseve ia ka mshel gojën me para kesh.
Po ju shkruaj nga Republika e vajit ma të ri në treg botëror të shpikur nga shpifësat që i mban ky vend e që dita-ditës janë pikërisht këta njerëz që e bëjnë të lulëzojë krimi, korrupsioni… nga këta njerëz që nëse kish pas prokurorë që i kish hy thellit ia kish mbyll këto biznese pasi janë pikërisht këta debila që keqtrajtojnë punëtorin gjatë orarit, vjedhin konsumatorin dhe bëjnë publicitet të sponzuruar në media me paratë që ia vjedhin qytetarëve.
Qeveria në këtë rast duhet të marrë masa urgjente pse jo edhe t’i vëjë drynin këtyre marketeve, por nuk ka faj se ka rrëshqit në vaj edhe vetë e le ta thejnë qafën!