Kosova e gatshme të shkojë në Ukrainë nëse e kërkon SHBA
FSK e gatshme të shkojë në mision në Ukrainë nëse e kërkon Amerika.
Aktualisht 40 ushtarë ukrainas janë të angazhuar në kuadër të KFOR në Kosovë.
Një vit më parë edhe FSK dërgoi trupa në një mision paqeruajtës në Kuwait, nën komandën e gardës kombëtare të IOWA-s.
Koloneli i FSK-së, Sefer Isufi për T7, ka thënë se nëse kërkohet nga FSK, ajo është e gatshme të përgjigjet në çdo moment.
“SHBA vlerëson që FSK, me kapacitetet e saj operacionale, mund ta mbështesë një taskforcë të përbashkët të SHBA-së dhe aleatëve të saj, ne jemi të gatshëm të përgjigjemi në çdo moment”, ka thënë ai.
Pas largimit të trupave ukrainas, në Kosovë mbesin edhe 3706 ushtarë tjerë të KFOR-it
Please follow and like us: